Ayurveda – shkenca për jetën dhe jetëgjatësinë

spot_img

Ayurveda është tip i mjekësisë në të cilën përdoren terapi të shumta si mënyrat e ushqyerjes, joga dhe preparatet bimore, për t’u arritur balanca i mendjes dhe trupit.

Termi ayurveda vjen nga fjalët ayus dhe veda. Ayus do të thotë jetë, ndërsa veda do të thotë dije ose shkencë. Kështu ayurveda në përkthim do të thotë shkenca për jetën ose njohja e jetës. Në Indi praktikohet më shumë se 5000 vjet, ndërsa në disa dekadat e fundit është duke u bërë popullore në shumë vende. Parimi kryesor i Ayurvedës është parandalimi dhe shërimi i sëmundjeve për t’u vendosur balanci i trupit dhe mendjes përmes ushqimit të regullt, bimëve shëruese dhe stilit të jetesës.

Ekzistojnë dy lloje kreysore të Ayurvedes, tradicionale dhe maharishi. Të dy llojet bazohen në përdorimin e preparateve shëruese bimore. Maharishi ka rolin e arritjes së shëndetit të mirë dhe promovimin e mjekësisë transcedentale për t’u arritur gjendja e vetëdijes dhe ndërgjegjjes së pastër. Ayurveda thekson rëndësinë e emocioneve pozitive dhe harmoninë e mendjes me trupin.

Çdo person është i veçantë prandaj aplikohen trajtime të ndryshme që bazohen në karakteristika fizike, mentale dhe emocionale. Besohet që ekzistojnë 3 lloje kryesore të energjisë, të cilat quhen dosha dhe janë të pranishme tek secili njeri.

Vata
Kjo është energjia e cila kontrollon funksionet trupore, qarkullimin, frymëmarrjen, treptimën dhe rrahjet e zemrës. Kur Vata është në ekuilibër, vjen deri te vitaliteti, ndërsa kur nuk është në ekuilibër, vjen deri te frika dhe ankthi.

Pitta
Bëhet fjalë për energjinë e cila kontrollon metabolizmin, tretjen, absorbimin e materieve ushqyese dhe temperaturën. Pitta e balancuar do t’ju sjellë inteligjencë dhe kënaqësi. Kur nuk është në ekuilibër, mund të shkaktojë krijimin e të thatit dhe ndjenjën e zemërimit.

Kapha
Kapha është energjia e cila kontrollon rritjen e qelizave në trup. Furnizon të gjitha pjesët e trupit me ujë, hidraton lëkurën dhe forcon sistemin e imunitetitit. Kur është në ekuilibër, Kapha do t’ju sjellë dashurinë dhe faljen, ndërsa në të kundërtën çon deri tek pasiguria dhe zilia.

Të gjtihë kanë Vatën, Pittën dhe Kaphën, por vetëm një ose dy janë të shprehura dhe dominojnë tek çdo individ. Shumë gjëra mund të shkatërrojnë ekuilibrin trupor, si stresi, ushqimi i pashëndetshëm, tensionet në marrëdhëniet shoqërore, ndërsa qëllimi i Ayurvedës është të balancohen të tri doshat.

Tretmanët e Ayurvedes bazohen në arritjen e balancit në mes të tri doshave. Eksperti i mjekësisë së ayurvedes gjatë viziëts së parë do t’ua kontrollojë zemrën, shëndetin e abdomenit, gjuhën, sytë, thonjtë, lëkurën, dëgjojë ngjyrën e zërit dhe shënojë historinë e sëmundjeve dhe gjendjen e tashme. Me siguri do t’ju pyesë për shëndetin e përgjithshëm dhe shprehitë jetësore. Ka më shumë se 20 lloje tretmanesh, ndërsa më të shpeshta janë:

• Pranayama – ushtrimet e frymëmarrjes që kanë efekt relaksues
• Abhyanga –masazhi i lëkurës me vaj bimor për t’u nxitur qarkullimi dhe larguar toksinat nga trupi
• Rasayana – me mantra (përsëritje të fjalëve ose frazave) dhe bimë shëruese arrihet ekuilibri i mendjes dhe trupit
• Joga – kombinimi i pranayamës, lëvizjeve dhe meditimit, që përmirësojnë qarkullimin, tretjen, reduktojnë nivelin e tensionin të gjakut, kolesterolin, ankthin dhe lehtëson dhimbjen kronike.
• Pancha karma – pastrimi i trupit për t’u reduktuar niveli i kolesterolit, ndërsa përdorë metoda që mund të shkaktojnë djersitjen, punën intensive të zorrëve, madje dhe të vjellat për t’u liruar trupi nga toksinat.
• Mjekësia bimore – pëdorimi i bimëve të ndryshme shëruese, të cilat të tri këto dosha do t’i sjellë në balanc.

Pse është e mirë Ayurveda?
Synimi i Ayyrvedës është parandalimi i sëmundjeve. Hulumtimet kanë treguar që mund të reduktojë rrezikun nga krijimi i sëmundjeve të zemrës dhe reduktojë rrezikun nga grumbullimi i shtresave në artere çka shkakton sulm në zemër dhe tru.

Bimët shëruese, të cilat përdoren në Ayurveda, lehtësojnë simptomat e artritit, ulin nivelein e kolesterolit të keq (LDL), rregullojnë nivelin e sheqerit në gjak dhe reduktojnë rrezikun nga krijimi i diabetit.

Hulumtimet kanë treguar që mund të reduktojë rrezikun nga krijimi i sëmundjes së Alzheimerit, ankthit, astmës, kancerit, dementias, herpesit, tensionit të lartë të gjakut dhe sëmundjes së Parkinsonit. Është efikase në shërimin e akneve, kapsëllëkut, lodhjes kronike, dhe trashjes.

Shumica e terapive të ayurvedës në asnjë mënyrë nuk i bëjnë keq shëndetit tuaj. Megjihatë bimët shëruese mund të ndikojnë negativisht në disa ilaçe. Që rreziku të jetë sa më i vogël, këshillohuni me mjekun dhe mjekësinë e ayurvedës praktikojeni vetëm tek ekspertët e dëshmuar.

(Visited 257 times, 1 visits today)

Related Articles

Stay Connected

21,992FansLike
3,912FollowersFollow
0SubscribersSubscribe

Latest Articles