Posted on

Uthulla e mollës e jashtzakonshme


Uthulla e mollës e jashtzakonshme
Reviewed by on

March 12, 2018
.

Uthulla e mollës e ul shtypjen e lartë të gjakut, ndihmon me rastin e sëmundjeve të fytit, tretjes së çrregulluar, metabolizmit dhe qarkullimit të dobët të gjakut dhe, gjithashtu e ruan linjën e trupit, me uthull molle me një filxhan me mjaltë dhe masa e fituar të vendoset në kavanoz. Çdo mbrëmje para fjetjes të […]

Uthulla e mollës e ul shtypjen e lartë të gjakut, ndihmon me rastin e sëmundjeve të fytit, tretjes së çrregulluar, metabolizmit dhe qarkullimit të dobët të gjakut dhe, gjithashtu e ruan linjën e trupit, me uthull molle me një filxhan me mjaltë dhe masa e fituar të vendoset në kavanoz. Çdo mbrëmje para fjetjes të […]

Rating: 0

Uthulla e mollës e jashtzakonshme

Uthulla e mollës e jashtzakonshme

Uthulla e mollës e ul shtypjen e lartë të gjakut, ndihmon me rastin e sëmundjeve të fytit, tretjes së çrregulluar, metabolizmit dhe qarkullimit të dobët të gjakut dhe, gjithashtu e ruan linjën e trupit,

me uthull molle me një filxhan me mjaltë dhe masa e fituar të vendoset në kavanoz. Çdo mbrëmje para fjetjes të konsumohen dy lugë të vogla të kësaj përzierjeje. Përveç kësaj, ekziston edhe një mënyrë tjetër e konsumimit. Një lugë e vogël me uthull mund të qitet në një gotë me ujë dhe të pihet gjatë kohës së drekës.

Kundër dhimbjeve në nyja gjatë natës duhet t’i mbështillni vendet me dhimbje me pëlhurë, të cilat janë lagur mirë me uthull të mollës. Mbi të e vendosni një stof të leshtë, Përveç kësaj, gjatë secilës shujtë duhet pirë një gotë ujë, në të cilën janë përzier dhjetë lugë të vogla me uthull molle.

çdo mëngjes në lukth te zbrazët, duhet pirë një gotë ujë një deri në dy lugë të vogla me uthull molle. Ose, gjatë secilës shujtë të pini një gotë ujë me dy lugë të vogla me uthull. Tretmani zgjat dy muaj, ndërsa humbja e kilogramëve arrihet për shkak se uthulla e mollës ndikon në djegie më të shpejtë të indeve të tepërta yndyrore.
* Kundër venave të zgjeruara për çdo mëngjes dhe mbrëmje, lëkurën mbi venat e zgjeruara duhet ta fërkoni me uthull të pastër molle. Përveç kësaj, duhet që edhe dy herë në ditë ta pini nga një gotë ujë me dy lugë të vogla të uthullës. Terapia zgjat një muaj.

(Visited 185 times, 1 visits today)

Posted on

Vaji i ullirit është shërues i një sërë sëmundjesh


Vaji i ullirit është shërues i një sërë sëmundjesh
Reviewed by on

March 18, 2018
.

Vaji i ullirit. Pema e ullirit është pemë  e bereqetshme e ka thënë këtë Allahu i madhëruar në  Kuran kur ka thënë në suren Nur: “ …e llamba e futur në një ene qelqi, ena e qelqit si të ishte yll që shkëlqen i ndezur nga një pemë e bekuar, nga ulliri, as nga lindja e as nga perëndimi (nuk […]

Vaji i ullirit. Pema e ullirit është pemë  e bereqetshme e ka thënë këtë Allahu i madhëruar në  Kuran kur ka thënë në suren Nur: “ …e llamba e futur në një ene qelqi, ena e qelqit si të ishte yll që shkëlqen i ndezur nga një pemë e bekuar, nga ulliri, as nga lindja e as nga perëndimi (nuk […]

Rating: 0

Vaji i ullirit është shërues i një sërë sëmundjesh

Vaji i ullirit është shërues i një sërë sëmundjesh

Vaji i ullirit.
Pema e ullirit është pemë  e bereqetshme e ka thënë këtë Allahu i madhëruar në  Kuran kur ka thënë në suren Nur: “ …e llamba e futur në një ene qelqi, ena e qelqit si të ishte yll që shkëlqen i ndezur nga një pemë e bekuar, nga ulliri, as nga lindja e as nga perëndimi (nuk i merr rrezet) vaji i  të cilit digjet vetvetiu edhe pse nuk e ka prekur zjarri fare”. Ashtu sikur e dimë se vaji i ullirit është shërues i një sërë sëmundjesh

 

 

(Visited 53 times, 1 visits today)

Posted on

VAJI I ULLIRIT ORGANIK

Vaji i ullirit, përbërësi kryesor i dietës mesdhetare, është bërë shpesh pjesë e studimeve të ndryshme për cilësitë pozitive mbi organizmin. Ndër shekuj është protagonist i padiskutueshëm i dietave mesdhetare, duke ndikuar në uljen e vdekshmërisë nga sëmundjet kardiovaskulare e duke çuar në parandalimin e disa lloje tumoresh, sidomos atij të gjirit. Kjo është edhe arsyeja që gratë mesdhetare preken më pak nga ky lloj kanceri, në krahasim me ato të vendeve të tjera, në sajë të përdorimit të vajit të ullirit.

1. Ai konsiderohet si një ushqim i tretshëm dhe i pranueshëm nga stomaku, që luan rol të rëndësishëm mbrojtës edhe te personat që vuajnë nga ulcera dhe gastriti.
2. Vaji i ullirit aktivizon hormonet e pankreasit në mënyrë shumë herë më natyrale se sa ilaçet.
3. Perdoret si balsam për zbutjen dhe rritjen e lagështisë së lëkurës së thatë, për shkëlqimin e flokëve, për masazh të muskujve, mbylljen e plagëve, parandalimin e rrudhave dhe për kurimin e pagjumësisë.
4. Për më tepër, ky “ilaç” është i njohur për ndihmën që i jep zhvillimit të trurit dhe kockave si te fëmijët, ashtu edhe te të rriturit, duke ruajtur metabolizmin e tyre gjatë humbjes së kalciumit.
5. Shumica nuk e dinë se vaji i ullirit nga përmbajtja yndyrore është i ngjashëm me qumështin e nënës. Për këtë arsye ai luan një rol të madh në zhvillimin e sistemit nervor të mesëm te fëmijët.
6. Nga kohërat e lashta, vaji i ullirit është i njohur si ndihmues i bukurisë. Thonjve dhe flokëve u jep fortësi dhe i ruan ato nga thinjat e parakohshme.
7. Shumë maska bukurie e kanë të pazëvendësueshëm vajin e ullirit, që është një nga përbërësit kryesorë të tyre.

Me pak fjalë, ushqim i mrekullueshëm nga çdo lloj këndvështrimi. Jo më kot është renditur mes ushqimit dhe medikamentit si ilaçi, që natyra na ka e falur pa na kërkuar asgjë në këmbim.

Vaj ulliri BIO gjeni tek ne – BioNatural Shop (Prishtinë, tek Qafa, përballë pompës).

Posted on

Përzieni vajin e ullirit me specat djegës, dhe do mrekulloheni nga ajo që do të ndodhë


Përzieni vajin e ullirit me specat djegës, dhe do mrekulloheni nga ajo që do të ndodhë
Reviewed by on

March 19, 2018
.

Vaji i ullirit, me specat djegës të kuq janë një mrekulli për shëndetin tuaj dhe kurojnë probleme që lidhen me shtyllën kurrizore, reumatizmën, deformimet e kockave etj. Vaj i specave djegës ka veprim stimulues, zgjeron kapilarët, rrit qarkullimin e gjakut, rrit metabolizmin dhe ndikon në procesin rigjenerues të epidermës së lëkurës. Do t’ju duhen: -10 […]

Vaji i ullirit, me specat djegës të kuq janë një mrekulli për shëndetin tuaj dhe kurojnë probleme që lidhen me shtyllën kurrizore, reumatizmën, deformimet e kockave etj. Vaj i specave djegës ka veprim stimulues, zgjeron kapilarët, rrit qarkullimin e gjakut, rrit metabolizmin dhe ndikon në procesin rigjenerues të epidermës së lëkurës. Do t’ju duhen: -10 […]

Rating: 0

Përzieni vajin e ullirit me specat djegës, dhe do mrekulloheni nga ajo që do të ndodhë

Përzieni vajin e ullirit me specat djegës, dhe do mrekulloheni nga ajo që do të ndodhë

Vaji i ullirit, me specat djegës të kuq janë një mrekulli për shëndetin tuaj dhe kurojnë probleme që lidhen me shtyllën kurrizore, reumatizmën, deformimet e kockave etj.

Vaj i specave djegës ka veprim stimulues, zgjeron kapilarët, rrit qarkullimin e gjakut, rrit metabolizmin dhe ndikon në procesin rigjenerues të epidermës së lëkurës.

Do t’ju duhen:

-10 speca djegës

-2 gota vaj ulliri

-Kavanoz qelqi që mban 1 litër

Metoda e përgatitjes:

-Lani specat djegës. I prisni imët me thikë apo mund ti fusni në blender.

-Përzierjen hidheni në një kavanoz qelqi dhe më pas shtoni vajin e ullirit.

-Lëreni përzierjen në një vend të errët. Pas 7 ditësh, mund ta lini në frigorifer dhe ta përdorni si mjekim, sidomos për fërkimin e lëkurës me probleme.

-Herën e parë, masazhoni zonat e lëkurës me vaj, disa herë në ditë, në varësi të vendndodhjes së dhimbjes: krahëve, qafës, shpinës.

-Pas aplikimit të vajit, do të ndjeni paksa djegie në lëkurë, por gjithçka është e durueshme..botasot.info

(Visited 171 times, 1 visits today)

Posted on

Vaji i ullirit me ngjyre, arome dhe ere specifik

Vaji i ullirit perdoret gjeresisht per vlerat e larta dietike dhe mjekesore.

Vaji i ullirit me ngjyre, arome dhe ere specifike, ne te cilen jane te ruajtur vitaminat me rendesi, acidet yndyrore esenciale dhe antioksidantet, posedon nje rol te madh.

Per cdo pike te vajit te ullirit i marrim mbi 30 perberes, te cilet na mbrojne nga semundjet e zemres, mplakja e hershme dhe shume semundje tjera.

Ai permban acide yndyrore te pangopura, me se tepermi acidit oleinik, i cili permban 55-83 per qind te acideve yndyrore te pergjithshme, te cilet ne menyre pozitive veprojne ne metabolizmin e yndyrave ne melci, rregullojne kolesterolin e mbrojne zemren, gje qe pakeson mundesine e prekjes nga semundjet e ngurtesimit te eneve te gjakut, infarkt, tromboza dhe rregullojne tensionin e gjakut. Per kete, vaji i ullirit nuk duhet t’i mungoje dietes suaj ditore.

Vaji i ullirit tretet mire dhe rekomandohet per semundjet e melcise, eshte qetesues dhe pakeson dhembjet.

Ndihmon ne nxjerrjen e gureve te fshikezes se temthit. Edhe ne krizat e veshkave, vaji i ullirit qeteson dhembjet dhe lehteson renien e gureve nga veshkat.

Ne mjaft raste ka dhene rezultate te mira kunder ulceres se stomakut.

(Visited 38 times, 1 visits today)

Posted on

Zgjidhni problemin me fryrjen, të thatit në lukth, kapsllëkun dhe me zorrët dembele në mënyrë natyrale!

Aloe vera pastron sistemin e tretjes, edhe ndihmon te kapsllëku. Kjo bimë e gjelbër dhe “e fuqishme” rekomandohet edhe te shërimi i të thatit në lukth, sindroma e zorrëve irritabile, sëmundja celiakie dhe sëmundjes së Chronit.

Edona Llonçari
[email protected]

Balancimi i florës bakteriale si te të rriturit, ashtu edhe te fëmijët – është njëri ndër zonat themelore të përdorimit të gjelit aloe vera.

Në kulturën bashkëkohore, perëndimore bashkë me ushqimin “e shëndetshëm” gjenden edhe shumë produkte plot me aditivë kimikë dhe konservanse.

Mielli i blerë në vete përmban pesticide, produktet e qumështit mund të blihen në formë pluhuri, produktet e mishrave të thata përmbajnë nitrate, perimet janë të rrezatuara me rrezet gama (të cilat përdoren në më së paku 39 shtete evropiane, me qëllim të përshpejtimit të mbirjes dhe zgjatjes së afatit të qëndrueshmërisë së bimëve) dhe të gjitha këto ne i hamë. Të gjitha ato substanca ngadalësojnë metabolizmin.

Mirëpo, veç kësaj, qiellza jonë po bëhet gjithnjë e më pak e aftë t’i dallojë shijet, ndërsa të rinjtë shpesh mësohen me ushqimin tepër të kripur apo tepër të ëmbël. Më së shumti rrezikohen pikërisht fëmijët.

Shumica e fëmijëve më shumë i duan çajet, lëngjet dhe pijet e gazuara të përpunuara industrialisht, sesa pemët e zakonshme. Shumica e amvisave për gatimin e racioneve përdorin ekskluzivisht perime të ngrira.

Ky problem ka të bëjë edhe me bebet. Ato të cilat janë të ushqyera me qumësht artificial apo janë të shëruara me antibiotikë para muajit të dytë të jetës kanë bazë të shkëlqyeshme për ndryshim të florës së zorrëve. Shpesh te ata hasen baktere patogjene si edhe kërpudha, më së shpeshti kandida.

E dimë që foshnja, nëna e së cilës nuk merr barna dukshëm më të shëndetshme; gjithashtu e dimë që ushqimi i gabuar ka për pasojë fëmijët të cilët janë të prirë ndaj alergjive dhe të cilët shpesh janë të sëmurë. Simptomat të cilat paralajmërojnë ndryshimin e florës së zorrëve te të rriturit janë diarreja dhe fryrja.

Ushqimi i shëndetshëm është shumë i rëndësishëm që balancimi i shëndetit të jetë i drejtë. Lëngu i aloe verës përmban sheqer dhe enzime të cilat me përdorimin e përditshëm përmirësojnë florën e zorrëve dhe shkatërrojnë bakteret dhe kërpudhat.

Sipas hulumtimeve më të reja, është laksativ i shkëlqyeshëm dhe ndihmues në shërimin e të thatit në lukth, sepse metil-celuloza, të cilën e përmban lëngu, mbron mukozën nga faktorët irritues.

Nëse jeni të prirë ndaj problemeve me metabolizmin dhe ju nevojitet laksativ natyral, ju këshilloj të bëni detoksifikimmin e organizmit dhe të rregulloni florën e zorrëve tuaja, të pastroni pllakën nga resat e zorrëve dhe të ktheni bakteret pozitive në zorrët tuaja.

Rezultatet e pakos së aplikuar për metabolizëm janë të dukshme që nga dita e tretë e konsumimit. Për të rregulluar metabolizmin tuaj përgjithmonë, është i nevojshëm të konsumohen xheli i aloe verës dhe probiotiku minimalisht 30 ditë, pa marrë parasysh që do të keni ndjenjën që e keni zgjidhur problemin edhe shumë më herët.

Xheli aloe vera do t’jua pastrojë resat e zorrëve, do të ngrejë imunitetin, ndërsa probiotiku do të kthejë bakteret pozitive në organizmin tuaj.

Ajo që e dallon këtë kombinim të produktit nga cilido produkt i ngjashëm në treg është: Active Probiotik përmban 6 lloje bakteresh pozitive dhe tri mbështjellëse, të cilat shkrihen në vendet e caktuara në sistemin tuaj të tretjes (lukth, zorrë të hollë, zorrë të trashë) dhe në atë mënyrë sjellin baktere pozitive në gjithë sistemin tuaj të tretjes.

Probiotic Aloe vera Gel në përbërje të vet, bashkë me 250 përbërës ushqyes të domosdoshëm për organizmin e njeriut, përmban 3% saponinë, e cila pastron resat e zorrëve tona dhe në atë mënyrë ndihmojnë absorbimit normal natyral të ushqimit.

Xheli i aloe verës është njëri ndër probiotikët më të mirë natyralë (ushqim për probiotikë), kështu që në kombinim me Active probiotik vepron në sinergji dhe rregullon metabolizmin tuaj që në javën e parë të konsumimit. /Telegrafi/

(Visited 305 times, 1 visits today)

Posted on

Shkencëtarët gjejnë ilaçin që na duhet të gjithëve, me 4 lugë vaj ulliri çdo ditë


Shkencëtarët gjejnë ilaçin që na duhet të gjithëve, me 4 lugë vaj ulliri çdo ditë
Reviewed by on

April 5, 2018
.

Nga shije.al Dieta mesdhetare, e pasuruar me një nga përbërësit kryesorë që është vaji i ullirit, është më i miri për zemrën. Shtimi në këtë dietë, të pasura me fruta dhe perime, i këtij përbërësi të çmuar (ju duhen vetëm 4 lugë gjelle në ditë) në fakt rrisin efektet mbrojtëse për zemrën me anën e […]

Nga shije.al Dieta mesdhetare, e pasuruar me një nga përbërësit kryesorë që është vaji i ullirit, është më i miri për zemrën. Shtimi në këtë dietë, të pasura me fruta dhe perime, i këtij përbërësi të çmuar (ju duhen vetëm 4 lugë gjelle në ditë) në fakt rrisin efektet mbrojtëse për zemrën me anën e […]

Rating: 0

Shkencëtarët gjejnë ilaçin që na duhet të gjithëve, me 4 lugë vaj ulliri çdo ditë

Shkencëtarët gjejnë ilaçin që na duhet të gjithëve, me 4 lugë vaj ulliri çdo ditë

Nga shije.al Dieta mesdhetare, e pasuruar me një nga përbërësit kryesorë që është vaji i ullirit, është më i miri për zemrën. Shtimi në këtë dietë, të pasura me fruta dhe perime, i këtij përbërësi të çmuar (ju duhen vetëm 4 lugë gjelle në ditë) në fakt rrisin efektet mbrojtëse për zemrën me anën e ‘kolesterolit të mirë’ (HDL), i cili zvogëlon rrezikun e sëmundjeve të saj dhe goditjeve në tru. Studimi më i fundit u paraqit në Barcelonë, pas ekzaminimit të 296 personave që konsideroheshin në rrezik për zhvillimin e sëmundjeve kardiovaskulare.

Mosha mesatare ishte 66 vjeç. Për një vita ta ndoqën tre dieta të ndryshme. Grupi i parë ndoqi një dietë tradicionale mesdhetare me 4 lugë në ditë vaj ulliri, mundësisht ekstra të virgjër, grupi i dytë ndoqi një dietë tradicionale mesdhetare që u plotësua çdo ditë me një grusht arra dhe grupi i tretë ndoqi “dietën e kontrollit” e cila përmbante një sasi të vogël të mishit të kuq, qumësht dhe të djathë me yndyrë të lartë, ushqime të përpunuara dhe ëmbëlsira.

Rezultatet treguan se dieta mesdhetare kishte nivelet më të mira për kolesterolin e mirë (HDL). Në mënyrë të veçantë, ajo kishte arritur të përmirësonte efektin e mosformimit të pllakave në arteriet e zemrës dhe nivelet e yndyrës në gjak.

 

 

(Visited 496 times, 1 visits today)

Posted on

Sëmundja e Vitiligo-os, shkakëtarët, shenjat dhe trajtimi !?

vitiligo
Cilat janë simptomat e vitiligos?

Njerëzit të cilët kanë Vitiligo zakonisht së pari njoftohen me njolla te bardha (depigmentim) në lëkurën e tyre. Këto njolla më shpesh gjenden ne fushat e ekspozuara të trupit në diell, duke përfshirë edhe duart, këmbët, krahet, fytyrën dhe buzët. Fusha të tjera të përbashkëta ku shfaqen njolla të bardha janë sqetulla dhe ijët, dhe rreth gojës, syve, hundës, e kërthizës, organeve gjenitale, dhe rektum.

Vitiligo zakonisht shfaqet në një nga tre modelet:

Modeli fokal — depigmentimi kufizohet në një ose vetëm disa fusha. Model segmental — njollat depigmentuese që zhvillohen në njërën anë të trupit. Modeli i përgjithësuar – model më i zakonshëm. Depigmentimi ndodh simetrikisht në të dy anët e trupit.
Përveç njollat e bardha në lëkurë, njerëzit me vitiligo mund të kenë hirëzim te parakohshem të flokëve kokës, qerpikëve, vetullave, dhe mjekrrës. Njerëzit me lëkurë të errët mund të vërejn një humbje të ngjyrës brenda gojës se tyre.

Njollat depigmentuese a do të përhapen?

Vitiligo me model Focal dhe vitiligo Segmental mbeten te lokalizuar në një pjesë të trupit dhe nuk përhapen. Nuk ka asnjë mënyrë për të parashikuar nëse vitiligo i përgjithësuar do të përhapet. Për disa njerëz, njollat e depimentuara nuk përhapen. Çrregullimi zakonisht është progresiv, megjithatë, dhe me kalimin e kohës njollat e bardha do të përhapnt në zona të tjera të trupit. Për disa njerëz, vitiligo përhapet ngadalë, për shumë vite. Për njerëz të tjerë, ndodh të përhapet me shpejtësi. Disa njerëz kanë raportuar depigmentim shtesë pas periudhave të stresit fizik ose emocional.

Si diagnostifikohet vitiligo?

Diagnoza e Vitiligos behet në bazë të një ekzaminim fizik, historise mjekësore dhe testeve laboratorike.

Mjeku ka të ngjarë të dyshoj në Vitiligo nëse ju raportoni (ose e zbulon ne ekzaminim fizik) njollat e bardha të lëkurës në trup, veçanërisht në zonat e ekspozuara në diell, duke përfshirë edhe duart, këmbët, krahet, fytyrën dhe buzët. Nëse vitiligo dyshohet, mjeku do të ju pyes për historinë tuaj mjekësore. Faktorë të rëndësishëm në diagnostikimin përfshijnë një histori familjare të vitiligos, një skuqje, djegie nga dielli, ose trauma të tjera të lëkurës që ndodhin në vendin e vitiligo 2 deri në 3 muaj para fillimit te depigmentimit ; stresi ose sëmundja fizike; dhe hirëzimi parakohshem i flokëve (para moshës 35). Përveç kësaj, mjeku do të pyes nëse ju apo dikush në familjen tuaj ka pasur ndonjë sëmundje autoimune dhe nëse ju jeni shumë të ndjeshme ndaj diellit.

Për të ndihmuar te konfirmohet diagnoza, doktori mund të marrë një mostër të vogël (biopsi) të lëkurës se prekur për ta shqyrtuar nën mikroskop. Në vitiligo, mostëra e lëkurës zakonisht do të tregoj një mungesë të plotë të melanocyteve pigment-prodhuese. Nga ana tjetër, prania e qelizave te inflamacionit në mostër mund të sugjerojnë se një tjetër gjendje është përgjegjëse për humbjen e pigmentimit.

Përshkak se vitiligo mund të shoqërohet me anemi perniciose ( gjendje në të cilën një sasi e pamjaftueshme e vitaminës B12 absorbohet nga trakti gastrointestinal) ose hyperthyroidism (një gjëndër tiroide tepër aktive), doktori mund të marrë një mostër gjaku për të kontrolluar numrin e qelizave-gjakut dhe funksionin e tiroides. Për disa pacientë, mjeku mund të rekomandojë një kontrollim te syve për të gjetur nje uveitis (inflamacion i një pjese të syrit), gjë që ndonjëherë ndodh me vitiligo. Një test i gjakut për të kërkuar praninë e antitrupave antinuklear (një lloj autoantitrupi) gjithashtu mund të bëhet. Ky test i ndihmon të përcaktohet nëse pacienti ka një tjetër sëmundje autoimune.

Si përballen njerëzit në aspektin emocionale dhe psikologjike me vitiligo?

Edhe pse vitiligo zakonisht nuk është e dëmshme ne aspektin mjeksor dhe nuk shkakton asnjë dhimbje fizike, efektet e saj emocionale dhe psikologjike, mund të jenë shkatërruese. Në fakt, në Indi, ata me sëmundje, veçanërisht gratë, janë të diskriminuar ndonjëherë në martesë. Zhvillimi Vitiligo pas martesës mund të jetë bazë për divorc.

Pavarësisht nga raca e një personi dhe kulturës, njolla të bardha te vitiligos mund të ndikojë mirëqenien emocionale dhe psikologjike dhe në vetë-vlerësim. Njerëzit me vitiligo mund të përjetojnë stresin emocional, sidomos nëse gjendja zhvillohet në fusha të dukshme të trupit (të tilla si fytyra, duart, krahët dhe këmbët) ose në organet gjenitale. Adoleshentët, të cilët shpesh janë veçanërisht të shqetësuar në lidhje me pamjen e tyre, mund të jetë shkatërrimtare vitiligo e përhapur. Disa njerëz që kanë vitiligo ndjenjë siklet, turp, depresion, ose shqetësohen për mënyrën se si do të reagojnë të tjerët.

Fatmirësisht, ka disa strategji për të ndihmuar njerëzit të përballen me vitiligo. Gjithashtu, trajtimet e ndryshme – diskutohet në seksionin tjetër – mund të minimizojne, maskojne, ose, në disa raste, madje edhe eliminojne njollat e bardha. Së pari, është e rëndësishme për të gjetur një mjek i cili ka dituri në lidhje me çrregullimin dhe e merr atë seriozisht. Mjeku duhet të jetë një dëgjues i mirë dhe të jetë në gjendje të ofrojë mbështetje emocionale. Ju duhet të leni mjekun tuaj të dije nëse ju ndiheni në depresion, sepse mjekët dhe profesionistët tjerë të shëndetit mendor mund të ndihmojë njerëzit të merren me depresionin. Ju gjithashtu duhet të mësoni sa më shumë të jetë e mundur në lidhje me sëmundjen dhe zgjedhjet e trajtimit në mënyrë që ju mund të merrni pjesë në marrjen e vendimeve të rëndësishme në lidhje me kujdesin tuaj mjekësor.

Biseda me njerëz të tjerë që kanë vitiligo mund të ndihmojë, gjithashtu. Fondacioni Kombëtar Vitiligos mund të jap informacion në lidhje me vitiligon dhe të ju referojë për pjesët lokale që përkrahin grupet e pacientëve, familjeve, dhe mjekëve. Familja dhe miqtë janë tjetër burim i mbështetjes.

Disa njerëz me vitiligo kanë gjetur se kozmetika që mbulon njollat e bardha, përmirësojne pamjen e tyre dhe i ndihmon ata të ndjehen më mirë për veten e tyre. Ju mund të keni nevojë të eksperimentoni me disa Firma (marka prodhimi) kozmetike fshehjes para se të gjeni produktin që punon më së mirë.

Çfarë mundësi trajtimit janë në dispozicion?

Qëllimi kryesor i trajtimit të Vitiligos është të përmirësohet pamja. Terapia për Vitiligo merr një kohë të gjatë zakonisht duhet të vazhdohet prej 6 deri 18 muaj. Zgjedhja e terapisë varet nga numri i njollave te bardha, vendndodhja e tyre, madhësisë, dhe sa i përhapur është, dhe atë që ju preferoni në aspektin e trajtimit. Çdo pacient i përgjigjet ndryshe terapisë, dhe një trajtim të veçantë nuk mund të punoj për të gjithë. Mundësitë aktuale të trajtimit për Vitiligo përfshijnë ilaçe, kirurgji, dhe terapitë shtesë (përdoret së bashku me trajtime kirurgjike apo mjekësore).

Terapitë Mjekësore

Një numër i terapive mjekësore, shumica e të cilave janë aplikuar lokalisht, mund të zvogëlojën pamjen e vitiligos. Këto janë disa nga më të përdorura:

– Terapia topikale me steroide. Kremat steroide mund të jenë të dobishëm në repigmentim (kthejne ngjyrën ) e njollave te bardha, veçanërisht nëse ato janë aplikuar në fazat fillestare të sëmundjes. Kortikosteroidet janë një grup i barnave të ngjashme me hormonet të tilla si kortizon, të cilat janë prodhuar nga gjëndra adrenale. Mjekët shpesh përshkruajnë një krem të butë topikale (lokale) kortikosteroid për fëmijët nën 10 vjeç dhe një të fortë për të rriturit. Ju duhet të aplikoni kremin tek njollat e bardha në lëkurë për të paktën 3 muaj para se të shihet ndonjë rezultat. Kremat korticosteriod janë trajtimi më i thjeshtë dhe më të sigurta për vitiligo, por nuk janë aq efektive sa fotokemoterapia psoralen (shih më poshtë). Megjithatë, si me çdo mjekim, këto krema mund të shkaktojë efekte anësore. Për këtë arsye, mjeku do të monitorojë nga afër për tkurrje lëkurës dhe stria lëkurës (vija ose linja në lëkurë). Këto efekte anësore janë me shumë gjasa të ndodhin në zonat ku lëkura është e hollë, si në fytyrë dhe sqetulla, ose në rajonin gjenital. Ata mund të minimizohet duke përdorur formulime të dobëta ne krema steroide në këto fusha.

– Fotokemoterapia Psoralen. Gjithashtu i njohur si psoralen dhe ultraviolet A terapia (PUVA) terapi, kjo është ndoshta trajtimi më efektiv për Vitiligo në dispozicion në Shtetet e Bashkuara. Qëllimi i terapisë është që PUVA të repigmentoj njollat e bardha. Megjithatë, kjokonsumon-kohë, dhe kujdesi duhet të merret për të shmangur efektet anësore, të cilat ndonjëherë mund të jenë të rënda. Psoralen është një bari që përmban kimikale që reagojnë ne dritë ultraviolete për të shkaktuar errësim në lëkurë. Trajtimi përfshin marrjen e psoralenit me gojë (oralisht) ose duke aplikuar atë në lëkurës (lokalisht – topikal). Kjo pasohet nga ekspozimi i parashikuar me kujdes për rrezet e diellit ose një dritë ultraviolete A (UVA) që vjen nga një llambë e veçantë. Në mënyrë tipike, ju do të merrni tretmane në zyrën e mjekut tuaj kështu që ju mund të shikoni me kujdes për çdo efekt anësore. Ju duhet të minimizoni ekspozimin në rrezet e diellit në raste të tjera. Dyjat fotokemoterapia orale dhe topikale me psoralen janë përshkruar më poshtë.

– Fotokemoterapia topikale psoralen. Shpesh përdoret për njerëzit me një numër të vogël të njollave depigmentuese që prekin një pjesë të kufizuar të trupit dhe për fëmijët e moshës 2 dhe më të vjetër të cilët kanë njolla të lokalizuara të vitiligos. Trajtimet janë bëhen në zyrën e një mjeku nën dritë artificiale UVA një herë ose dy herë në javë. Mjeku ose infermierja aplikon një shtresë te hollë psoralen në njollë të bardha tuaj rreth 30 minuta para ekspozimit tuaj, të mjaftueshme që dritë UVA për ta kthyer në rozë zonën e prekur. Mjeku zakonisht rrit dozën e dritës UVA ngadalë gjatë javëve. Përfundimisht, zonat rozë zbehen dhe një ngjyrë më normale e lëkurës duket. Pas çdo trajtim, ju lani lëkurën tuaj me sapun dhe ujë dhe aplikoni një mbrojtes dielli para se të dilni nga zyra e mjekut.
Ka dy efekte të mëdha të mundshme anësore të terapisë aktuale PUVA: (1) djegia ashpër nga dielli dhe fshikëzomi (fluskimi) dhe (2) repigmentimi i shumtë ose i errësuar (hyperpigmentimi) i njollave të trajtuara ose lëkurës normale përreth vitiligo. Ju mund të minimizoni shanset tuaja për djegie nga dielli, nëse ju shmangeni ekspozimin në rrezet e diellit direkte pas çdo trajtim. Zakonisht, hyperpigmentimi është një problem i përkohshëm që përfundimisht zhduket kur trajtimi është ndalur.

– Fotokemoterapia Orale psoralen. Përdoren për njerëzit me vitiligo gjerë (që prekin më shumë se 20 për qind të trupit) ose për personat që nuk u përgjigjet terapise lokale PUVA. Psoraleni Oral nuk rekomandohet për fëmijët nën 10 vjeç, sepse ajo rrit rrezikun e dëmtimit të syve të shkaktuara nga gjendjet e tilla si katarakta. Për terapi orale PUVA, ju merrni një dozë të caktuar të psoralenit nga goja rreth 2 orë para ekspozimit ndaj dritës artificiale ose UVA rrezet e diellit. Nëse drita artificiale përdoret, mjeku rregullon dozën e dritës derisa lëkura në zonat ku trajtohet bëhet trëndafili (rozë). Trajtimet jepen zakonisht dy ose tri herë në javë, por kurrë 2 ditë rresht. Për pacientët të cilët nuk mund të shkojn për të marrë terapi PUVA, mjeku mund të përshkruajnë psoralen që mund të përdoren ne ekspozimin e rrezeve te diellit natyrore. Mjeku do t’ju japë udhëzime të kujdesshëme në kryerjen e trajtimit në shtëpi dhe të monitoroj juve gjatë kontrolleve të planifikuara. Efektet anësore të njohura te psoralenit oral përfshijnë djegien nga dielli, nause dhe të vjella, kruarje, rritje anormale e qimeve, dhe hyperpigmentim. Fotokemoterapia orale psoralen gjithashtu mund të rrisë rrezikun e kancerit të lëkurës, edhe pse rreziku është minimal në doza që përdoren për vitiligo. Nëse jeni duke kaluar nëpër terapi orale PUVA, ju duhet të aplikoni mbrojtes-dielli dhe për të shmangur rrezet e diellit direkte për 24 deri 48 orë pas çdo trajtimi për të shmangur djegien nga dielli dhe të zvogëlojë rrezikun e kancerit të lëkurës. Për të shmangur dëmtimin e syve, veçanërisht kataraktës, ju duhet të mbani syze dielli mbrojtëse UVA për 18 deri 24 orë pas çdo trajtim.

– Depigmentimi. Ky trajtim përfshin venitjen e pjesës tjetër të lëkurës në trup që të përputhen me fushat që tashmë janë të bardhë. Për njerëzit që kanë vitiligo në më shumë se 50 për qind të trupit të tyre, depigmentimi mund të jetë alternativa më e mirë per trajtim. Pacientët aplikojnë barin eter monobenzyl te hydrokuinone (monobenzone) dy herë në ditë në zona të pigmentuara derisa ndeshen me fushat tashmë të depigmentuara. Ju duhet të shmangni kontakt të drejtëpërdrejta lëkurë-në-lëkurë me njerëz të tjerë për të paktën 2 orë pas aplikimit të barit, se transferimi i barit mund të shkaktojë depigmentimin e lëkurës së personit tjetër. Efekti me i madh anësore të terapisë depigmentuese është inflamacioni (skuqje dhe ënjtje) e lëkurës. Ju mund të përjetojni kruarje ose tharje te lëkurës. Depigmentimi ka tendencë të jetë i përhershëm dhe nuk kthehet me lehtësi. Përveç kësaj, një person i cili i nënshtrohet depigmentimit gjithmonë do të jetë jashtëzakonisht i ndjeshme ndaj rrezeve te diellit.

Terapitë kirurgjikale

Të gjitha terapitë kirurgjikale duhet të konsiderohet vetëm pasi terapia e duhur mjekësore është provuar. Teknika kirurgjikale janë konsumuese-kohës dhe të shtrenjta dhe zakonisht nuk paguhen nga kompanit e sigurimit. Ato janë të përshtatshme vetëm për pacientët e zgjedhura me kujdes të cilët kanë vitiligo që ka qenë te qëndrueshme për të paktën 3 vjet:

Grafti (shartimi) autolog të lëkurës. Mjeku heq lëkurën nga një zonë të trupit tuaj dhe i vë atë në një tjetër zonë. Ky tip lëkure të graftit është ndonjëherë përdoruret për pacientët me njolla të vogla të vitiligos. Mjeku heq pjesët lëkurës normale, të pigmentuar (pjeset marrese e donatorëve) dhe i vendos ato në zonat depigmentuara (pjeset pritëse). Ka disa komplikime të mundshme të fiksimit lëkurës autologe. Infeksionet mund të ndodhin në pjeset dhenese apo marrese. Pjeset marrëse dhe dhënese mund të zhvillojë dhëmbëza, një pamje me kalldrëm, ose pikëza pigmentimi , ose mund të dështojnë për repigmentohet e gjitha. Trajtimi me graft merr kohë dhe është i kushtueshëm, dhe shumë njerëz i gjen qe as e pranojne e as ta përballojnë.

– Graft i lëkurës duke përdorur fshikëza. Në këtë procedurë, mjeku krijon flluska në lëkurën tuaj pigmentuar duke përdorur ngrohje, thithje, apo ftohje. Majat e fshikëve pastaj prehen dhe transplantohen në një zonë depigmentuar lëkurës. Rreziqet e graft flluskëve përfshijnë cikatriks (shenja) dhe mungesën e repigmentimit. Megjithatë, ka pak rrezik per cikatriks me këtë procedurë se me llojet e tjera të sgraftit.

– Micropigmentimi (tatuazha). Kjo procedurë përfshin ngulitjen e pigmentit në lëkurë me një instrument të posaçëm kirurgjik. Ajo punon mirë për zonën e buzëve, veçanërisht në njerëzit me lëkurë të errët. Megjithatë, është e vështirë për mjekun që të bëj të përkryer ngjyrën e lëkurës të zonës përreth. Zona tatu nuk do të ndryshojë në ngjyrë kur ekspozohet ndaj diellit, edhe pse lëkura normal përreth ndrron. Pra, edhe nëse zona tatutakohet me lëkurën përreth ne menyre përkryer në fillim, ajo nuk mund të mbese më vonë. Tatu tenton të zbehet me kalimin e kohës. Përveç kësaj, tatuazha e buzëve mund të çojë në episodet e shpërthimeve te fshikëva shkaktuar nga virusi herpes simpleks.

– Transplantet autologe te melanocyteve. Në këtë procedurë, doktori merr një mostër të lëkurës normale tuaj pigmentuar dhe e vendos atë në një pjatë laboratori qe përmban një solucion te veçantë kulturave- qelizore per të rritur melanocytet. Kur melanocytet në solucionin e kulturës shumëzohen, mjeku e transplanton ato në njolla depigmentuara të lëkurës tuaj. Kjo procedurë është aktualisht eksperimentale dhe është jopraktike për kujdesin rutinë të njerëzve me vitiligo. Ajo është gjithashtu shumë e shtrenjtë, dhe efektet e saj anësore nuk janë të njohura.

Terapitë plotësuese

Përveç terapive mjekësore dhe kirurgjikale, ka shumë gjëra që ju mund të bëni në veten tuaj për të mbrojtur lëkurën tuaj, të minimizoni paraqitjen e njollave te bardha, dhe përballeni me aspektet emocionale të Vitiligos:

Mbrojtes ose maskues dielli (Sunscreens). Njerëzit të cilët kanë vitiligo, veçanërisht ato me lëkurë të çelët, duhet të minimizoni ekspozimin në diell dhe të përdorni një mbrojtes ose maskues dielli që ofron mbrojtje nga të dy dritat UVA dhe drita ultraviolet B. Rrezitje bën dallim më të dukshme në mes të lëkurës normale dhe depigmentuar. Sunscreen ndihmon në mbrojtjen e lëkurës nga djegia nga dielli dhe dëmtimi afat-gjatë.

– Kozmetike. Disa pacientë me vitiligo mbulojne njollat depigmentuara me ngjyre, kozmetikë (mejkap), apo losione vetë-rrezitje. Këto produkte kozmetike mund të jetë veçanërisht efektive për njerëzit të cilëve vitiligo është i kufizuar në zona të ekspozuara të trupit. Shumë kompani kozmetike ofrojnë grim apo ngjyra që ju mund të gjeni dobi për mbulimin e njollave depigmentuara. Losione vetë-rrezitje kanë një avantazh mbi kozmetiken (mejkap) në te cilen ngjyra do të zgjasë për disa ditë dhe nuk do të hiqet me larje.

– Grupe këshilluese dhe mbështetëse. Shumë njerëz me vitiligo gjejnë dobi për të marrë këshilla nga një profesionist të shëndetit mendor. Njerëzit shpesh gjejn se ata mund të bisedojn me këshilltarin e tyre në lidhje me çështjet që janë të vështira për të diskutuar me ndonje tjetër. Një këshilltar i shëndetit mendor mund të ofroj mbështetje dhe ndihmë në përballimin me vitiligon. Përveç kësaj, kjo mund të jetë e dobishme për të marrë pjesë në një grup mbështetese per vitiligo.

Pikat kryesore kërkimore

Në dy dekadat e fundit, hulumtimi për rolin që luajnë melanocytet në Vitiligo është rritur në masë të madhe. Një shumëllojshmëri e përparimeve teknike, të tilla si te hartës gjenetike dhe klonimit, kanë lejuar përparime relativisht të shpejtë në njohjen e melanocyteve në nivel qelizor dhe molekulare.

Pjesa më e madhe e hulumtimeve që mbajn premtimin për mirëkuptim, trajtim, dhe ndoshta parandalimin e Vitiligos është mbështetur nga NIAMS (Instituti Kombëtar pë Arthritis dhe Sëmundjeve Muskuloskeletike dhe Lekure). Hulumtuesit janë duke kërkuar në përgjigjen imune për të parë nëse sinjale ndërprerëse të caktuara të dhëna nga jashtë melanocyteve mund të ndihmojë për të ndaluar përhapjen e depigmentimit. Ata po shqyrtojne mënyrën se si melanocytet marrin sinjale nga qeliza të tjera lëkurës që drejtojnë ato të depozitojë pigmentin.

Dhe në Universitetin e Kolorados, NIAMS mbështet një projekt të madh bashkëpunimi në kërkim të gjeneve që mund të kontribuojnë në Vitiligo në disa grupe etnike. Hulumtuesit kanë gjetur dëshmiper një lidhje në mes të vitiligos dhe një gjeni të quajtur NALP1. Shpresohet se analizat e mëtejshme gjenetike e këtyre grupeve do të mundësojë ata që të identifikojë një apo më shumë gjene shtesë ndjeshmërisë te vitiligos. Kjo punë mund të çojë në zhvillimin e qasjeve specifike për terapi dhe Parandalimin e Sëmundjeve për pacientët në rrezik të lartë gjenetik.

Ku mund njerëzit të gjejnë më shumë informacion rreth vitiligos?

Instituti Kombëtar pë Arthritis dhe sëmundjeve muskuloskeletike dhe Lekure (NIAMS)
Institutet Kombëtare të Shëndetit
Web site: http://www.niams.nih.gov/
Burime të tjera
Akademia Amerikane per dermatologji (AAD)
Web site: http://www.aad.org/

Fondacioni Amerikan per kekrkime Vitiligos
Web site: http://www.avrf.org/

Fondacioni Kombetar i vitiliogos, (NVF)

Web site: http://www.nvfi.org/

Përkrahja Ndërkombëtare për Vitiligo

Web site: http://www.vitiligosupport.org/

Vitiligo Në një vështrim

Vitiligo është një gjendje e përbashkët që prek 1 – 2% e njerëzve në mbarë botën.
Vitiligo zakonisht është i dukshëm si një njolle e lëkurës së bardhë depigmentuar.
Qelizat që zakonisht prodhojnë pigmentin e lëkurës (melanocytet) janë shkatërruar në vitiligo.
Flokët në zonat e prekura nga vitiligo mund të kthehet ne të bardha.
Tendenca e Vitiligos është e lidhur me sëmundje autoimune.
Një numër i sëmundjeve gjenetike janë të lidhur edhe me vitiligo.
Njollat e bardha të lëkurës mund të përhapet në mënyrë progresive në disa zona të trupit.
Janë krijuar trajtime mjekësore dhe kirurgjikale eksperimentale për vitiligo.
BURIMI:

Institutet Kombëtare të Shëndetësisë, Departamenti i Shëndetësisë dhe Shërbimeve Njerëzore, Instituti Kombëtar i Arthritis dhe muskuloskeletike dhe Sëmundjet Lekures
(National Institutes of Health, Department of Health & Human Services, National Institute of Arthritis and Musculoskeletal and Skin Diseases)

Çfarë është Kursi normal i Vitiligos ose Çfarë ndodh nëse Vitiligolihet pa trajtim?

• Në më pak se një e treta e pacientëve, njollat e vitiligos mund të ndalojnë progresin dhe të mbeten palëvizshëm gjatë gjithë jetës. Në rreth 30% e pacientëve ndodh pigmentim spontan, sidomos në zonat e ekspozuara diellit; edhe pse zakonisht nuk shtrihet për të mbuluar zonën e plotë të humbjes së ngjyrës të lëkurës.
• Në shumicën e pacientëve vitiligo ka një fillim të shpejtë pasuar me progresion të ngadalshëm me humbje lokalizuar ngjyres në pjesë të caktuara të trupit.
• Mes tjerash, nëse lihet pa trajtim, vitiligo përparon pameshirshëm për t’u bërë i përgjithësuar duke kthyer lëkurën plotësisht te bardhë, me ishuj të zezë ose ngjyrë kafe në vende te lëkurë.
• Vitiligo Segmental, e cila është e kufizuar në një zonë të furnizuara nga një degë e nervit lëkurës (e quajtur dermatome), pasi të ketë arritur madhësi të caktuar, mbetet e palëvizshme, pa asnjë zbardhjen më tej të lëkurës në zonat e tjera të trupit.

Çfarë është Prognoza në rastet e trajtuara te vitiligo?

• Në disa pacientë, pavarësisht trajtimit, repigmentimi është i ngadalshëm dhe nuk mund të jetë i plotë, sidomos majat e gishtave, këmbët, cepat e eshtrave si bërryla, nyja e dores, buzët, organet gjenitale etj
• Mes tjerash, si te Michael Jackson, pavarësisht trajtimit, vitiligo përparon për të kthyer në të bardhë lëkurën në të gjithë trupin, duke lënë në vende ishuj të lëkurës se pigmentuar. Në raste të tilla, pacientët me vitiligo zgjedhin zbardhues jashtë lëkurës me pigment normale në mënyrë që lëkura bëhet uniforme e bardhë për t’i dhënë pamjen e kënaqshme kozmetike. Kjo është se si Michael Jackson u bë i bardhë.
• Në shumë pacientë, veçanërisht në ato me përfshirje zone të kufizuar të lëkurës me trajtimin e duhur, pacientët shërohen me repigmentim plotë.
• Trajtimi i sëmundjeve shoqëruese Vitiligo si thyroiditis nuk ka ndonjë efekt mbi rrjedhën e vitiligo.

Cilat janë treguesit per Prognoza keqe, ose Reagimin pafavorshm ndaj trajtim mjekësor?

Ka disa tregues pë prognozë të dobët të trajtimit vitiligos. Në vijim janë disa pika për reagim të dobët ndaj trajtimit mjekësor:

• Mosha e hershme e fillimit. Mosha e hershme e fillimit të vitiligo, keqëson prognozën.
• Prania e çrregullimeve shoqëruese autoimune si sëmundje të tiroides, lupusi erythematosus , anemia perniciose, diabet mellitus
• Prania e stresit te pakontrolluar ndikon negativisht vitiligo.
• Vitiligo Akrofaciale. Përfshirja e buzëve, majat e gishtave, majat e e shputës dhe organet genitale tregojne prognozë të dobët.
• Vitiligo Segmental përgjigjet dobët për të gjitha llojet e trajtimit, përveç kirurgjikale.
• Vitiligo Përgjithësuar. Rezultati i trajtimit është i pakënaqshëm në vitiligo te përgjithësuar.
• Leucotrichia, ose kthimi i flokëve në të bardhë, me njolla Vitiligos është një shenjë e keqe. Kjo është për shkak se lëkura e prekur nga vitiligo merr përsëri pigment nga pigmenti melanina në gjëndër e flokëve dhe lëkurës normale afërsi.

Përshtati: Dr. Uvejsi

(Visited 2,214 times, 1 visits today)

Posted on

Vaji i fares se zeze ka perberes antimikrobiale dhe anti-tumoriale ndaj mikrobeve dhe kancereve të ndryshëm


Vaji i fares se zeze ka perberes antimikrobiale dhe anti-tumoriale ndaj mikrobeve dhe kancereve të ndryshëm
Reviewed by on

April 12, 2018
.

Brenda kultures arabo-islame, fara e zeze eshte percaktuar per probleme te ndryshme, perfshire ethe, astme, dhimbje koke kronike, diabet, dhimbje shpine, infeksione dhe reumatizma. Në fakt, që nga rritja e saj në popullaritet në shekullin e shtatë, fara e zezë ka mbetur një element kryesor i mjekësisë familjare brenda botës muslimane. Fara e zezë besohet […]

Brenda kultures arabo-islame, fara e zeze eshte percaktuar per probleme te ndryshme, perfshire ethe, astme, dhimbje koke kronike, diabet, dhimbje shpine, infeksione dhe reumatizma. Në fakt, që nga rritja e saj në popullaritet në shekullin e shtatë, fara e zezë ka mbetur një element kryesor i mjekësisë familjare brenda botës muslimane. Fara e zezë besohet […]

Rating: 0

Vaji i fares se zeze ka perberes antimikrobiale dhe anti-tumoriale ndaj mikrobeve dhe kancereve të ndryshëm

Vaji i fares se zeze ka perberes antimikrobiale dhe anti-tumoriale ndaj mikrobeve dhe kancereve të ndryshëm

Brenda kultures arabo-islame, fara e zeze eshte percaktuar per probleme te ndryshme, perfshire ethe, astme, dhimbje koke kronike, diabet, dhimbje shpine, infeksione dhe reumatizma.

Në fakt, që nga rritja e saj në popullaritet në shekullin e shtatë, fara e zezë ka mbetur një element kryesor i mjekësisë familjare brenda botës muslimane. Fara e zezë besohet të ketë 100 përbërës dhe është një burim i rëndësishëm i acideve yndyrore, proteinave, karbohidrateve, vitaminave dhe mineraleve.

Studimet kanë konfirmuar përfitime të shumta farmakologjike. Fara e kuqe e qimnonit quhen edhe fara Nigella sativa. Këto fara kanë veti anti-diabetike dhe kundër kancerit. Ato mund të përdoren për të rregulluar sistemin imunitar, për të zvogëluar dhimbjen, për të vrarë mikroorganizmat, për të zvogëluar inflamacionin, për të penguar aktivitetin spazmatik dhe për të hapur pikat e vogla të ajrit në mushkëri. Vaji i farës se zezë mbron mëlçinë, veshkat dhe sistemin e tretjes. Është një antioksidant i fuqishëm.

Farat e zeza janë të përdorshme si një trajtim anti-oksidant dhe anti-inflamator.Vajrat kanë efekte të fuqishme anti-inflamatore në disa modele eksperimentale të inflamacionit. Këto përfshijnë: encefalomielitis (inflamacion i trurit dhe palcës kurrizore pas infeksionit) kolit (inflamacion i zorrës së trashë), peritonit (inflamacion i membranës që del në brendësi të barkut dhe të të gjithë organeve të brendshme), edemë (ënjtje e butë e indit si rezultat i akumulimit të tepërt të lëngjeve), dhe artritit.

Vaji i fares se zeze ka perberes antimikrobiale dhe anti-tumoriale ndaj mikrobeve dhe kancereve të ndryshëm.Farat dhe vaji kanë shumë efekte farmakologjike duke përfshirë aktivitetin antibakterial, antifungal, anti-tumor, analgjezik dhe antipiretik.

(Visited 138 times, 1 visits today)