Koha e përgatitjes: 20 minuta
Koha e pjekjes: 25 minuta
Përbërësit për 6 porcione:
12 asparagë jeshilë
12 feta proshutë krudo Parma
100 g parmigiano
200 g rukola
Për salcën :
200 g gjoks viçi
½ karotë
½ qepë
10 ml ujë
50 g salcë domatesh
hudhër, dafinë, trumzë
30 g gjalpë
5 ml vaj kikiriku
kripë e piper
Përgatitja:
Në një tenxhere të ngrohtë, kaurdisni gjoksin e viçit për 5-6 minuta. Shtoni karotat, qepën e prerë, salcën e domateve, trumzën, dafinën dhe hudhrën. Hidhini brenda pak ujë sa të mbulohet dhe lëreni të ziejë për 20 minua. Kullojeni lëngun, shterojini deri në gjysmë dhe lëreni të pushojë.
Lani asparagët dhe futini në ujë të valuar dhe të kripur për 6-8 min. Vendosini në ujë të ftohtë. Ngrohni furrën në pjesën e grilës me 240°C. Mbështillini me një fetë proshutë rreth bishtave dhe vendosini të gjithë në një tavë furre.
Në fund, tavës hidhini lëngun e viçit. Pudrosni të gjitha me parmigiano dhe futeni në furrë.