Arsyet kryesore për shëndetin përse duhet të hani vezë çdo ditë

spot_img

Vezët mbartin vlera të jashtëzakonshme ushqyese për shëndetin e njeriut.

Sipas informacioneve ato bëjnë pjesë në listën e 10 ushqimeve më të rëndësishme për organizmin.

Vezët Ofrojnë Proteina Të Plota
Një vezë përmban nëntë amino acidet thelbësore që përbëjnë shtyllat kryesore të proteinës. Këto amino acide nuk prodhohen dot nga trupi. Veza përmban 6 gramë proteinë dhe gjysma e saj gjendet tek e bardha e vezës.

Vezët Janë Të Pasura Me Ushqyes
Një vezë e vetme ofron proteinë cilësore por edhe vitamina e minerale të dobishme. Këtu përfshihet: seleniumi, fosfori, vitamina B12 dhe antioksidantët, të cilët i mbajnë qelizat të shëndetshme.

Vezët Ulin Trigliceridet
Niveli i triglicerideve duhet të jetë i ulët për një shëndet të mirë. Vezët, veçanërisht ato të pasura me acide yndyrore si omega-3, duket se kanë aftësinë të ulin nivelin e triglicerideve.

Vezët Ulin Gjasat E Shfaqjes Së Ishemisë
Studimet sugjerojnë se një vezë në ditë ul rrezikun e ishemisë. Sipas një studimi të cilit i referohet AgroWeb.org, njerëzit që hanë një vezë në ditë janë 30% më pak të rrezikuar nga vdekja e parakohshme si pasojë e ishemisë.

Vezët Janë Të Mira Për Zemrën
Njerëzit që hanë vezë rregullisht janë më pak të rrezikuar nga sëmundjet e zemrës. Ata që vuajnë nga diabeti i tipit 2 kanë një zemër të shëndetshme falë një regjimi ushqimor ku përfshihen vezët. Studimet konfirmojnë se njerëzit që hanë një vezë në ditë janë më pak të rrezikuar nga sëmundjet e zemrës.

Vezët Të Ngopin
Njerëzit që hanë vezë në mëngjes ndihen më të ngopur gjatë ditës. Përllogaritjet shkencore tregojnë se personat që hanë një vezë në mëngjes marrin 130 kalori më pak në drekë.

Vezët Për Shëndetin E Syve
Antioksidantët tek veza mbrojnë shëndetin e syve dhe parandalojmë sëmundjet e ndryshme. Antioksidantët gjenden edhe tek barishtet por vezët janë një burim më i mirë falë yndyrës që lehtëson përthithjen e tyre.

Vezët Për Një Mendje Të Mprehtë
Vezët përmbajnë vitamin D e cila mirëmban shëndetin e trurit dhe komunikimin mes qelizave nervore. Për më tepër, vezët përmbajnë kolinë, një vitaminë e veçantë për shëndetin e trurit. Nëse hani 2 vezë në ditë, trupi juaj merr mjaftueshëm nga kjo lëndë ushqyese. Mungesa e kolinës shkakton përkeqësim të kujtesës./AgroWeb


Top Channel

Source link

Related Articles

Stay Connected

21,992FansLike
3,912FollowersFollow
0SubscribersSubscribe

Latest Articles