Arra dhe gështenja janë produkte ushqyese, burim mikroelementesh, që janë të dobishme për shëndetin, pasi mund të parandalojnë shumë sëmundje…
Kërkimet kanë vërtetuar se ajo zvogëlon kolesterinën e përgjithshme dhe të “keqe”, duke mbrojtur organizmin nga sëmundjet kardiake dhe nga infarkti.
Ajo është një burim i shkëlqyer yndyre dhe i vetmi fryt i thatë që përmban përqindje të madhe të acideve yndyrore omega-3 (40 g janë të mjaftueshme që të mbulojnë nevojat e përditshme).
Por, përveçse është burim yndyrash të dobishme, ajo është edhe burim proteinash dhe indesh bimore. Në fund, arra është e pasur me lëndë antioksiduese që të mbrojnë nga kanceri dhe sëmundjet kronike.
Vlerat ushqyese në 40 gramë:
Kalori: 278,
Sheqerna: 5,8 g,
Proteina: 6 g,
Yndyra: 27 g (87% e kalorive të përgjithshme)
Gështenja ka pak kalori dhe nuk përmban kolesterinë. Edhe pse është një fryt i thatë, ajo ka shumë pak yndyrë dhe pjesa e brendshme e saj është e butë dhe niseshtore, me përqindjen më të lartë të kalorive që vijnë nga sheqernat.
Ashtu si edhe frutat e tjera, është burim mikroelementesh, që janë të dobishme për shëndetin, pasi mund të parandalojnë shumë sëmundje. Gjithashtu, është e pasur me vitaminë E, vitaminë B3, kalium dhe inde bimore. Sheqernat dhe indet bimore thithen ngadalë duke i dhëne kështu energji organizmit.
Gështenjat konsumohen kryesisht të pjekura dhe kanë një shije të lehtë të ëmbël.
Vlerat ushqyese në 40 gramë:
Kalori: 104,
Sheqerna: 22g,
Proteina: 1,35 g,
Yndyra: 0,9 g, (7% e kalorive të përgjithshme).