Arabia Saudite heq kufizimet për haxhin

spot_img

Haxhi

Arabia Saudite të hënën njoftoi se do të mirëpresë pelegrinët për të kryer pelegrinazhin e Haxhit në të njëjtin numër si para shpërthimit të pandemisë COVID-19.

“Numri i pelegrinëve do të kthehet në atë që ishte para pandemisë, pa asnjë kufizim moshe. Ministri i Haxhit dhe Umres Teufik al-Rabiah thuhet në një deklaratë në Riad.

Ministri tha se misionet e Haxhit nga e gjithë bota do të lejohen të bien dakord me çdo kompani të autorizuar për të ofruar shërbime në Arabinë Saudite.

“Së bashku me partnerët tanë, lançuam platformën NUSK për të lehtësuar procedurat dhe për të pasuruar përvojën e pelegrinëve”, shtoi ai.

Haxhi, pelegrinazhi në vendin më të shenjtë të Islamit, Qabenë në Mekë, është një nga pesë shtyllat e Islamit. Muslimanëve u kërkohet ta kryejnë atë të paktën një herë në jetën e tyre nëse kanë mjetet për ta bërë këtë.

Arabia Saudite mbajti Haxhin e zvogëluar në tre vitet e fundit për shkak të kufizimeve të vendosura për të frenuar shpërthimin e COVID-19.

Burimi: AA

Related Articles

Stay Connected

21,992FansLike
3,912FollowersFollow
0SubscribersSubscribe

Latest Articles