Angli/ Agjencia e Shëndetit: Alternativat pa tym ndihmojnë në lënien e cigares

spot_img

Agjencia e Shëndetit Publik në Angli (PHE) ka publikuar së fundmi raportin e tij të shtatë mbi përdorimin e pajisjeve vaping në Angli.Rezulton se pajisjet alternative me nikotinë janë një mënyrë efektive (për lënien e cigares).

Shqetësues është fakti se duhanpirësit, kryesisht ata nga shtresa më të varfra, gabimisht besojnë se alternativat janë po aq të dëmshme sa pirja e cigareve. Ndërkohë kjo nuk është e vërtetë”.

Raporti sjell një vështrim të thelluar mbi efektivitetin e lënies së cigareve përmes pajisjeve alternative me nikotinë. Gjithashtu ofron një përditësim mbi perceptimin e njerëzve për rrezikun qe vjen nga konsumi i cigares krahasuar me alternativat pa tym.

Gjëja më e mirë që një duhanpirës mund të bëjë është të lërë plotësisht pirjen e cigareve dhe provat tregojnë se produktet alternative janë një nga ndihmat më efektive për këtë qëllim, duke ndihmuar rreth 50,000 duhanpirës në një vit.

Çfarë u evidentua më së shumti në raporti ishin zgjedhjet e duhanpirësve në Angli, që u përpoqën të linin cigaren në vitin 2020.
• Si ndihmesë 27.2% e tyre përdorën pajisjet Vaping,
• 18.2% u drejtuan tek produktet e terapisë zëvendësuese të nikotinës (NRT) (të tilla si leukoplast dhe çamçakëzi) dhe
• 4.4 % përdorën ilaçet me recetë nga mjeku. Përpjekjet për lënien e cigaren duke përfshirë pajisjet vaping të kombinuara më ndihmën e specialistëve kanë rezultuar 74% të suksesshme gjatë 2020.
Ann McNeill, Profesore e Varësisë nga Duhani në King’s College London dhe autorja kryesore e raportit shpjegon se “Ky raport mbledh së bashku gjetje të studimeve mbi shërbimet ndihmëse për lënien e cigares nga ku rezulton se pajisjet alternative me nikotinë janë një mënyrë efektive. Shqetësues është fakti se duhanpirësit, kryesisht ata nga shtresa më të varfra, gabimisht besojnë se alternativat janë po aq të dëmshme sa pirja e cigareve. Ndërkohë kjo nuk është e vërtetë”.
Dëshmitë e mbledhura ndër vite tregojnë se ndërsa rritet përdorimi i pajisjeve vaping për të lënë cigaren, numri i duhapirësve që ja dalin gjithashtu rritet. Vlerësohet se në vitin 2017, më shumë se 50,000 duhanpirës hoqën dorë nga cigaret me ndihmën e një pajisjeje vaping.
Të dhënat nga rishikimet sistematike që nga raporti i PHE’s 2018 tregojnë se pajisjet alternative ishin dukshëm më efektive për të ndihmuar njerëzit të linin cigaren, sesa terapia e zëvendësimit të nikotinës (NRT).

Profesor John Newton, Drejtor i Përmirësimit të Shëndetit në PHE, tha se “Gjëja më e mirë që një duhanpirës mund të bëjë është të lërë plotësisht pirjen e cigareve dhe provat tregojnë se produktet alternative janë një nga ndihmat më efektive për këtë qëllim, duke ndihmuar rreth 50,000 duhanpirës në një vit”.

Ai gjithashtu shtoi se “Për këdo që pi duhan, veçanërisht ata që kanë provuar metoda të tjera, ne fuqimisht rekomandojmë që ata të përpiqen të përdorin alternativat dhe të ndalojnë pirjen e cigareve me mbështetje shtesë për të patur sukses”.

Ekzistojnë ende paqartësi rreth perceptimit të gabuar njerëzve mbi rrezikun e pajisjeve vaping, krahasuar me cigaret. Në vitin 2020, 38% e duhanpirësve besuan se vaping është po aq i dëmshëm sa pirja e cigareve dhe 15% besonin se vaping është edhe më i dëmshëm. Këto perceptime nuk përputhen me vlerësimet e ekspertëve nga Mbretëria e Bashkuar dhe SH.B.A., të cilët arrijnë në përfundimin se përdorimi i pajisjeve të kontrolluara vaping me nikotinë është shumë më pak i dëmshëm se konsumi i cigareve.


Top Channel

Source link

Related Articles

Stay Connected

21,992FansLike
3,912FollowersFollow
0SubscribersSubscribe

Latest Articles