Nevojiten:
* 2 banane
* lëng nga dy limona dhe nga një portokall
* 350 gramë sheqer
* një gotë ajkë të ëmbël
Përgatitja:
1. Në sheqer hidhet një filxhan ujë dhe zihet shurupi si për ëmbëlsira, pastaj ftohet.
2. Bananet e pastruara shtrydhen dhe përzihen me lëngun e limonëve dhe të portokallit në ajkën e ëmbël.
3. Përzihet shurupi i ftohur, hidhet në enën për akullore dhe vendoset në frigorifer për ngrirje të thellë.