Akullore me manaferra

spot_img

Përbërësit: Për 4 persona: 600 g manaferra, 130g sheqer, 1.5 dl ujë, 2 lugë lëng portokalli.

Përgatitja :Hidhni sasinë e caktuar të ujit në një enë, shtoni sheqerin dhe lëngun e portokallit, jepini një valë dhe lëreni të ziejë akoma ngadalë për 5 minuta, ftoheni.

Ndërkohë lani dhe thani me kujdes manaferrat, kaloini në frulator dhe bashkojani masën e përfituar shurupit të përgatitur në fillim.

Hidheni në formën për akull të frigoriferit, sprucojeni përsëri me pak lëng portokalli, mbulojeni formën me letër alumini dhe vendoseni për rreth 3 orë në frigorifer.

Servireni akulloren me krem qumështi të rrahur ose me xhelatinë manaferre.

Related Articles

Stay Connected

21,992FansLike
3,912FollowersFollow
0SubscribersSubscribe

Latest Articles