Vaji i bajemes kundër obezitetit dhe diabetit

spot_img

Universiteti i Misurit në SHBA njoftoi se vaji i bajames mund të jetë një armë e re në luftën kundër obezitetit dhe diabetit.

Grupi i shkencëtarëve amerikanë, bazuar në hulumtimin e tyre mbi disa kavje, theksuan se vaji i përfituar nga farat e bajames ka efekt mbi disa mikroorganizma, që jetojnë në stomak.

Specialistët, transmeton TRT njoftimin, e përzien vajin e bajames me ushqimin e minjve obezë të laboratorit dhe konstatuan një rritje të ndjeshmërisë së kavjeve ndaj insulinës.

“Vaji i bajames pati efekt mbi 3 lloje mikroorganizmash, që jetojnë në stomakun e minjve. Por zhvillimi më pozitiv ishte se e njëjta mënyrë të ushqyeri nuk dha efekte të padëshiruara tek kavjet e dobëta”, theksuan shkencëtarët e Universitetit Misuri.

Hulumtimi i sipërcituar u publikua në faqen e internetit të revistës “Science Daily”.

Nga ana tjetër, ekspertë të Universitetit të Londrës paralajmëruan se popullsia mbipeshë dhe ajo obeze mund të shndërrohet në një kërcënim të madh për jetën në dekadat e ardhshme.

Rritja e madhe demografike ka vendosur nën presion rezervat aktuale ushqimore dhe në vitet e ardhshme situata mund të vazhdojë të përkeqësohet në mënyrë drastike, jo vetëm prej shtimit të popullatës, por edhe prej konsumimin të tepërt të ushqimeve.

Popullsia mbipeshë dhe obeze aktualisht ndikon në rritjen e çmimit të ushqimeve në mënyrë abuzive, duke rritur koston për njerëzit e varfër kryesisht në vendet të botës së tretë, por edhe më gjerë.

Nëse asgjë nuk do të bëhet në këtë drejtim, në vitin 2050 pritet që popullsia në tokë të jetë shtuar edhe me 2,3 miliardë njerëz, ndërsa obeziteti mund të jetë rritur deri disa herë më shumë.

Sipas përllogaritjeve, e gjithë popullsia mbi tokë peshon 287 milionë tonë, 15 milionë prej të cilëve si rezultat i mbipeshës dhe 3,5 milionë si rezultat i obezitetit.

Të dhënat e Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH) tregojnë se mesatarja e peshës në botë është rritur në 71 kilogramë, nga 62 që ishte deri disa vite më parë, ndërsa më shumë se gjysma e personave, që jetojnë në Evropë, si edhe 3/4 atyre në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, janë mbipeshë.

Aktualisht vendet me popullsinë më të shëndoshë në botë janë SHBA-të, Kuvajti dhe Kroacia, ndërsa vendet me mesataren më të ulët janë Korea e Veriut, Burundi dhe Kamboxhia.

Previous article
Next article

Related Articles

Stay Connected

21,992FansLike
3,912FollowersFollow
0SubscribersSubscribe

Latest Articles