Perberesit:
Per Kekun:
– 2 veze
-1.5 filxhan kafeje sheqer
– 60-70 gr. margarin e shkrire
-1.5 filxhan kafeje qumesht-kos bashke
-4.5 filxhan kafeje miell +1 luge caji sode buke
Per Kremin:
-2 gota uji qumesht
-1 veze
-2 luge gjelle miell
-2 luge gjelle sheqer
-gjalp sa nje kokerr lajthie
-vanilie
-sheqer puder
Pergatitja:
Perberesit e e kekut perzini me radhe dhe hidhini ne nje tepsi te rrumbullaket(nga ato te voglat e embelsirave) te lyer me pak gjalp.(pika kryesore:brumi qe bete duhet te derdhet vete pa shume ndihme nga luga, nqs sderdhet shtoni edhe pak qumesht) Futeni ne furren e ngohur me mire me 170’C dhe piqeni per 20 min. (siper nuk duhet te skuqet shume). Perzini te gjithe perberesit e kremit pervec vanilies dhe gjalpit verini ne zjarr dhe lerini derisa te ziej, sapo te ziej shtoni gjalpin dhe vanilien. Kekun e pjekur (jo shume trashe) ndajeni pergjysem, ne mes vini kremin e vaket (mund te vini edhe banane, i shkon). Siper zbukurojeni me sheqer puder.