Kek me fruta

spot_img

Përbërësit: 2 kokra veze, 1 filxhan kafe vaj ulliri, 6 gjelle supe sheqer, 7 lugë gjelle miell, 3 kokrra mollë, 1 paketë me rrush të thatë, më pak se nje luge kafe sode.

Më parë bëjmë gati mollët, të cilat i qerojmë dhe i grijmë në copa të vogla. Pastaj në një enë rrahimm fillimisht vezët dhe më pas shtojmë sheqerin. Mbasi ka shkrirë sheqeri hedhim vajin e ullirit e më pas hedhim miellin.

Pasi e rrahim masën mirë me mixer shtojmë sodën dhe në fund frutat rrushin e thatë dhe mollët e grira. Masën e përftuar e hedhim në një tavë mesatare të cilen e kemi lyer më parë me pak gjalp.

E fusim në furrë të piqet per rreth 45 minuta në temp. 180 gradë. E lëmë derisa të marrë një ngjyrë pak si të kuqerremtë.
Provojeni se është nje recetë shume e thjeshtë per tu bërë dhe shumë e lehtë si ëmbëlsire per tu asimiluar nga organizmi. Ka nje shije shume të veçantë. Ju bëfte mirë.

Previous article
Next article

Related Articles

Stay Connected

21,992FansLike
3,912FollowersFollow
0SubscribersSubscribe

Latest Articles