Përbërësit:
-1 lt qumësht
-1 f. çaji sheqer
-3/4 f. çaji ermik (semola, simigdhali)
-2 veze te rrahura
-2 vanilje
-1 pako pete bakllavaje (450-500 gr)
-gjalpë i shkrire për petët
-sheqer pudër
-kanelle(pluhur)
Ne tenxhere vëmë qumështin me sheqerin derisa te ngrohet. Pastaj hedhim ermikun,duke përziere vazhdimisht. Kur merr vale, e heqim nga zjarri.
Sapo ftohet kremi,hedhim vezët e vaniljen e përzjemë mire. Lyejmë me gjalpë një tave te ngushte e te gjate. Marrim një pete e lyejmë me gjalpë, e palosim ne mes. Sipër hedhim një shtrese kremi dhe e mbledhim si fisarmonike. E vëmë ne ane te tavës. Te njëjtën gjë bëjmë me petët e tjera dhe me pjesën tjetër te kremit,duke vene njërën pete te rrudhosur pranë tjetrës.
E pjekim bugacen ne furre ne 180-200 grade për 30 minuta ,sa te skuqet sipër. E nxjerrim nga furi,e pudrosim me sheqer pudër dhe e servirim te ngrohte.
Shenim: Duhet te lyejmë çdo pete me gjalpë veç e veç ,se ndryshe ngjiten njëra me tjetrën gjate pjekjes dhe bëhen si qull./ Art & Fantazi ne kuzhine