TRILEÇE

spot_img

Përshkrimi:

Ëmbëlsirë e këndshme me shije të rafinuar (3 llojë qumështi)
Përbërësit:

10 kokra vezë
10 lugë gjellë sheqer
10 lugë gjellë miell
500 ml qumësht panna (psh. hopla)
1 l qumësht kutie
350 ml qumësht i kondensuar (psh. panda)
300 ml karamel i parapërgatitur
pak vaj për taven për pjekje

Udhëzime për përgatitje

Ndajmë të bardhat nga të verdhat e vezëve në enë të veçanta. Shtojmë sheqerin në enen më të bardhat e vezëve dhe i rrahim me mikser derisa të bëhen marengë. Shtojmë të verdhat, të rrahura me parë në enën ku i kemi vendosur, duke i përzier ngadalë me të bardhat e vezëve me tel kuzhine. Pasi të lidhen shtojmë miellin gradualisht, lugë pas luge, duke e përzier me kujdes me qellim që të mos e humbasim volumin. Taven për pjekje e lyejme më pak vaj dhe e shtrojmë me letër kuzhine për pjekje në mënyrë të tille që vaji të mos ketë kontakt me ëmbëlsiren. E hedhim në tavë masen e përgatitur dhe e pjekim për 5 min në furrë të paranxehur në 250 gradë dhe pasi të jetë pjekur sipër e ulim graden e furrës në 150 grade dhe e lëmë të piqet edhe për 10 min të tjera. Ndërkohë përgatisim përzierjen me 3 llojet e qumështit: hedhim qumështin panda në një enë për përzierje dhe shtojmë qumështin e kutisë. I përziejmë derisa të tretet qumështi panda. Më pas shtojmë qumështin pana dhe masa është gati. E heqim pandispanjën nga furra, e kthejmë në një tavë tjeter në mënyrë që t’i heqim letren dhe e lëmë të ftohet. Pasi ftohet e presim në sa copë të deshirojmë dhe i hedhim përzierjen e qumështit derisa t’a absorbojë të gjithen. E lyejmë sipër me karamelin e parapërgatitur.

Përgatitja e Karamelit:
Përbërësit:
150 gr sheqer
2 lugë ujë

Përgatitja:
Vendosim në një tigan të thelle ose tenxhere sheqerin dhe 2 lugë ujë. e gatuajmë me zjarr të fortë duke e pëzierë shpesh me një lugë druri. Kur sheqeri fillon dhe kristalizohet ulim flaken dhe vazhdojmë t’a përziejmë me lugë druri deri sa të karemelizohet komplet. E lëmë të ftohet, dhe më pas e kemi gati për t’u përdorur në rastin e mësiperm.

Previous article
Next article

Related Articles

Stay Connected

21,992FansLike
3,912FollowersFollow
0SubscribersSubscribe

Latest Articles