Përbërësit:
1/2 filxhan çaji sheqer.
1/2 filxhan çaji qumesht.
Pak kripë.
3 filxhan çaji tërsherë.
4 lugë gjellë kakao.
1/2 filxhan çaji qumësht.
1/2 filxhan çaji gjalp kikiriku (jo domosmdo).
Përgatitja:
Në një tenxhere hidhni sheqerin, kakaon, qumështin. Vendoseni tenxherën në zjarr dhe kur të marrin valë, ziejini për 1min të plotë. Largojeni nga zjarri.
Shtoni aty kripën, gjalpin e kikirikëve dhe në fund tërshëren. Përziejini mirë. Merreni brumin me lugë dhe hidheni mbi një letër alumini. Lërini të ftohen. Vendosini në frigorifer për disa orë…