Fasule syzeza me lakra të egra

spot_img

receta gatimi per pergaditjen e fasulave syzeza me lakra te egraPër 4-6 persona nevojiten:

  • 500 g fasule syzezë ,
  • 1 kg lakra të egra, si radhiqe .. , të lara dhe të prera trashë ,
  • 3 qepë të freskëta të prera hollë ,
  • 1 1/2 lugë gjelle pelte ,
  • domate e tretur në 1/3 filxhan ujë ,
  • 1 filxhan vaj ulliri ,
  • kripë,
  • piper ,
  • pak spec i kuq djegës i bluar (nëse dëshironi).

Përgatitja:

• Zieni fasulet për 2-3 min dhe kullojini. Vërini të ziejnë përsëri në shumë ujë për 40 min ose derisa të zbuten. Kullojini dhe ruani pak nga uji i zierjes.

• Kaurdisni qepët në vaj ulliri dhe shtoni përbërësit e tjerë. Lërini të ziejnë për 15 min, sa të zbuten lakrat.

• Shtoni fasulet e ujë, përziejeni ushqimin me kujdes dhe lëreni të ziejë ngadalë edhe për 5 min.

• Shërbejeni të shoqëruar me bukë.

Këshillë Mund të zëvendësoni lakrat e egra me spinaq e të shtoni edhe majdanoz ose kopër.

Ushqimi mund të gatuhet dhe pa domate. Në këtë rast, shërbejeni me limon.

Previous article
Next article

Related Articles

Stay Connected

21,992FansLike
3,912FollowersFollow
0SubscribersSubscribe

Latest Articles