Në një tengjere i hedhim këto përbërës:
2 vezë, 5 lugë sheqer (të vogla të çajit),1 luge fasac (të vogël të cajit), 1 lugë kripë ,(luga të jetë e mesme) 5 gota qumësht.
I hedhim miell deri të bëhet brumi si i bukës, pastaj e ndajmë në topa-topa, e shtrijmë me okllai, pasi i shtrijmë në formë të rrumbullakët, në mes i hedhim kaçkavall, proshutë ose suxhuk, sipas dëshirës dhe e kthejmë petën në mes, pra i bashkojmë.
Formohet si në formë të hënës, dhe kështu vazhdojmë me të gjithë topat tjerë, deri sa të mbushet tepsia, para se t’a fusim në pjekje i lyem me vezë, dhe mbi të i qesim susam, piqet në furre të nxehtë 150 Grad c!