Red velvet brownies

spot_img

Perberesit:
1 filxhan gjalpe pa kripe, ne temperature dhome
1.5 filxhane sheqer i bardhe

1.5 filxhane sheqer ngjyre kafe
4 veze te medha, ne temperature dhome
50 grame ngjyrues i kuq ushqimi (nese deshironi)
4 luge gjelle ekstrakt i paster vanilje
2.5 filaxhane miell
6 luge gjelle pluhur kakao
gjysem luge gjelle kripe

Pergatitja:
Ngroheni paraprakisht furren me 180 grade. Lyeni me gjalpe dhe me mieel nje tave per pjekje.
Ne nje tas, rrihni me shpejtesi mesatare gjalpin dhe sheqerin, derisa te behet i lehte (per rreth 2 minuta). Perzierjen mund ta beni me dore ose me mikser, por duhet patur parasysh qe nese perzierja behet me dore, zgjat pak me shume. Shtoni nje e nga nje vezet, duke i perzier sa me mire pasi i keni hedhur dhe me pas shtoni ngjyruesin e ushqimit dhe vaniljen. Ne njw tas te vecante perzieni miellin, kakaon dhe kripen. Ngadale bashkoni dy perzierjet dhe i miksoni me nje shpejtesi mesatare, derisa te jene bashkuar. Mos i perzieni shume.
Hiqeni tasin nga mikseri (nese e keni kryer perzierjen me mikser) dhe trazojeni masen me nje spatula gome nje apo dy here sa per t’u siguruar se nuk ka ngecur gje ne fund te tasit.
Derdheni perzierjen e pergatitur ne taven e pjekjes dhe piqeni per 30-40 minuta.

Nje menyre per te dalluar nese eshte pjekur mire, eshte te ngulni nje kunj dhembesh ne qender te mases dhe nese kur e hiqni, aty nuk ka asnje mbetje, kjo do te thote qe pjekja eshte ne rregull. Lereni te ftohet, ndajeni ne copa dhe servireni.

Previous article
Next article

Related Articles

Stay Connected

21,992FansLike
3,912FollowersFollow
0SubscribersSubscribe

Latest Articles