Ky është sezoni i mbledhjes së mollëve, e duke marrë parasysh dobinë që ato i ofrojnë organizmit, atëherë lirisht kënaquni me konsumimin e mollës.
Nuk thuhet kot ‘një mollë në ditë largon mjekun nga shtëpia’. Mollët mund të jenë një burim i mirë për një darkë të lehtë, ndërsa që ekspertët ju sugjerojnë që t’i konsumoni para ushqimit, e jo pas tij. Nëse pëlqeni zamrat, atëherë zgjidhja më e mirë do të ishte që të konsumoni dy mollë, e asgjë tjetër.
Njëqind gramë mollë përmbajnë 85-90% ujë, 10 g karbohidrate, prej të cilave 2-3 g proteina. Pos vitaminës C, përmban vitaminat A dhe B, kalium, fosfor dhe kalcium. Po ashtu, duhet cekur se është e varfër për sa ju përket kalorive, kështu që 100 g mollë kanë 40 kalori.
Ekspertë të shumtë e po ashtu edhe shkencëtarë ju sugjerojnë që porsa t’i hapni sytë në mëngjes ta konsumoni një mollë. Kjo ndikon në qarkullimin e gjakut, forcon sistemin imun si dhe ndikon në tretjen e ushqimit.