Rizoto Primavera

spot_img

Përbersit:

-6 lugë gjelle gjalp, 2 lugë hiqini vecmas për në fund
-1/4 (cerek) gotë me qepë të grirë
-1 thelb të madh hurdhe
-2 gota oriz
-½ gotë verë e bardhë
-6 gota supë zaravatesh ose lëng zarzavatesh
-1 gotë bizele të freskëta

Pak shparg të prerë në copa shumë të vogla
Pak kungull të njomë I prerë në zarë të vegjël
-1/2( gjysëm)  gotë me majdanoz të grirë hollë fare të fresket ose erza tjera sipas dëshirës
-1/2 (gjysëm) gotë djath parmixhan I sgarës
-6 argjinare të vogla ose të mesme, të pastruara dhe të prera hollshëm

Ngrohni në një tigan 4 lugë gjelle me gjalp në një tigan të thellë. Shtoni qepët derisa të marrin ngjyrë. Shtoni argjinaret e prera dhe skuqini për një minutë.

Me pas shtoni hurdhat dhe skuqini akoma. Shtoni orizin dhe përjejini derisa të mbulohet mirë me gjalp. Filloni të shtoni verën, dhe përzjejeni pa ndalim në zjarr të mesëm derisa të përthithet mirë. Filloni të shtoni gjysmë gotë me lëngun e zarzavateve duke e përzjerë derisa t’a përthithë komplet. Vazhdoni në këtë mënyrë duke shtuar garuzhde me lëng të nxehtë zarzavatesh.

Rreth 10 minuta pasi është vënë tigani në zjarr shtoni shpargun, bizelet dhe kungujt dhe lërini në zjarr të gjitha bashkë për rreth 15-20 minuta ose derisa të jetë gati orizi, por që të mos jetë shume I butë në gojë. Hiqeni nga zjarri, dhe shtojini gjalpin e mbetur, majdanoz dhe djath parmixhan. Servireni duke ofruar dhe djath shtesë sipas dëshirës.

Related Articles

Stay Connected

21,992FansLike
3,912FollowersFollow
0SubscribersSubscribe

Latest Articles