Për 4-6 persona nevojiten:
- 1 patëllxhan ,
- 2 kunguj ,
- 2 presh ,
- 1 spec jeshil ,
- 1 spec i kuq ,
- 300 gram mashurka të pastruar dhe të prera në formë shkopinjsh ,
- 2 lugë gjelle majdanoz të prerë hollë ,
- 2 lugë gjelle margarinë 1 lugë gjelle gjalpë ,
- 8 petë byreku (lazania*).
Për kremin
- 3 lugë gjelle margarinë ,
- 3 lugë gjelle miell ,
- 1/2 kg. qumësht i nxehtë ,
- 2 vezë të rrahura ,
- 250 gr. djathë i grirë (kaçkavall apo parmezania) ,
- kripë dhe piper.
Përgatitja:
1. Vendosni perimet në një tenxhere ku më parë keni hedhur margarinën dhe gjalpin. I lini deri sa të zbuten. Hidhini nga pak kripë dhe piper, majdanoz dhe 2-3 lugë gjelle djathë dhe hiqeni tenxheren nga zjarri.
2. Për kremin beshamel, shkrini në një tenxhere margarinën, shtoni sasinë e miellit të nevojshëm dhe vazhdoni ta përzieni deri sa të shkrijë i gjithi. Hidhni pak nga pak qumështin e nxehtë, duke e përzier vazhdimisht, në mënyrë që të mos bëhet topa-topa. E lini për pak minuta në zjarr dhe ndërsa e hiqni e lini për pak momente që të .ftohet. Më pas hidhni në të vezët, kripën, piperin dhe djathin e grirë, përveç 2 lugëve. E përzieni masën me kujdes.
3. Vini fletët në një formë të lyer më parë me gjalpë dhe hapni në to gati gjysmën e masës me perime. I mbuloni përsëri me fletë,duke vendosur edhe gjysmën tjetër të mbushjes me perime dhe në fund i mbuloni me fletët e mbetura. Hidhni përsipër kremin beshamel, duke i spërkatur me 2 lugët e gjellës me djathë të grirë.
I lini të piqen në temperaturën 200 gradë celsius për rreth 40 minuta. I servirni menjëherë pas pjekjes.