8 të kuq të vesë,
1 gotë e gjysmë sheqer,
1 gotë e gjysmë vaj,
1 gotë e gjysmë qumësht,
2 gota e gjysmë miell,
2 peciva,4 lugë kakao.
Përgatitja: Së pari tunden mirë vezët me sheqerin, pastaj ja shtojmë gjërat e sipërmendura. Brumin e shtrinë në tepsi katrore të lyer me vaj, pjeket në temperaturë mesatare.
Filli-1: 500gr. keksa imtësohen dhe lagen me 2 gota lëng të gazuar derisa të zbuten, shtojmë arra të bluara, me këtë material e mbulojmë petën, pastaj e lyejmë me fill.
Filli-2 lugë kakao,4-5 lugë qumësht,4-5 lugë sheqer i qet përmbi zjarr derisa të shkrihen. Pasi të ftohen pak i’a qet keksave përmbi. Merren 5 banane prehen në rrathë ia renditë tortës sipri,dekorohet me 2 shllaga dhe dekorime sipas dëshirës (Në mënyrë të njëjtë mund ta përgatitni tortën vetëm për 4 persona mirëpo tërë materialin e përgjysmoni).