Supe orizi me domate

spot_img

Përbersit 4-5 persona duhen :
-lëng mishi 1,5 l,
-oriz 4 lugë gjelle,
-qepë 1 kokërr,
-domate 2-3 kokrra ose gjysmë lugë gjelle salcë,
-gjalpë 50 g,
-kripë, piper, majdanoz.

Pergatitja:
Në një tigan me gjalpë kaurdisen qepë të grira hollë derisa të zverdhen pak, pastaj hidhen domate të grira (të cilave u është hequr cipa) ose salcë domatesh, kaurdisen dhe 2-3 minuta të tjera dhe hiqen nga zjarri. Në lëngun e mishit ose në ujë të vluar hidhet orizi i larë e i pastruar dhe pas 10 minutash vlimi hidhet kripa, perimet e kaurdisura dhe lihen në zjarr të javashëm për 15-12 minuta të tjera derisa supa të jetë gati. Në fund ajo rregullohet me majdanoz të grirë imët dhe piper të zi.

/Wikipedia/

Related Articles

Stay Connected

21,992FansLike
3,912FollowersFollow
0SubscribersSubscribe

Latest Articles