Përbersit:
-5 patate
-1 lugë të vogël biber i kuq i ëmbël
-piper të bluar në çast
-kripë
-miell dhe vaj për skuqjen
Përgatitja:
Lajmë patatet dhe i ziejmë me gjithë lëkurë në ujë me kripë për 20 min. I lëmë të ftohen dhe i presim në copa të mëdha për së gjati. I kalojmë në miell dhe i skuqim në vaj luledielli. Pasi të jenë gati, i lëmë të kullojnë vajin e tepërt dhe i rregullojmë me kripë dhe piper të zi dhe të kuq.