Përbërësit:
-500 g kunguj,
-500 ml ajkë për zierje,
-2 karota, 1 kokë hudhër, e lugë kripë, piper, borzilok, fara të kungullit.
Përgatitja:
Kungullin e preni në pjesë të imëta. Në vajin e ngrohur fërgojeni hudhrën, shtoni një karotë të qëruar, e kur edhe ajo të jetë fërguar shtojeni kungullin dhe vendosni t’i përzieni. Pas pesë minutave gjithë masën futeni në blender, e spërkatni me ajkë për zierje dhe e përzieni përderisa nuk e përfitoni një masë. E ktheni në enë, shtoni 200 ml ujë dhe e lini të zihet në zjarr të fortë për 20 minuta. E kriposni, shtoni piper edhe për 10 minuta. Para shërbimit dekorojeni me borzilok dhe fara të kungullit.