Për 4 persona nevojiten :
- 600 g qumësht,
- 200 g miell,
- 500 g salcë beshamel ,
- 100 g djathë të renduar,
- 100 g gjalpë ,
- 4 ve ,
- kripë.
Qumështit i shtohen gjalpi dhe kripa, nxehet dhe gradualisht duke e përzier i shtohet mielli.
Hiqet ena nga zjarri, shtohen djathi dhe vezët. Me anë të lugës merret nga një sasi e kësaj mase dhe qitet në ujë të vluar të kripur.
Njokat (“petullat”, copëzat e brumit) e ziera qiten në enë zjarrduruese, të lyer me gjalpë, u hidhet sipër salca beshamel dhe futen në furrë të nxehur në 180 shkallë C për t’u pjekur për 20 minuta.
Para shërbimit u hidhet sipër djathi i renduar. Shërbehen me salcë domatesh.