Zhele rollad

spot_img

Zhele rolladPërbërsit:
-2 obllanda
-250 gr biskota
-300 gr sheqerka zhele
-500 gr sheqer pluhur
-1 limon
-2 pako xhelatinë
-200 ml ujë
Përgatitja:
Obllandën e mbështjellim me një leckë të lagur. Në enën për përzierje e hedhim ujin, xhelatinën dhe sheqerin pluhur dhe i rrahim me mikser. Në enë e hedhim edhe lëngun e një gjysmë limoni. I thërmojmë biskotat. Gjysmën e biskotave të thërmuara shtojmë në enë dhe i përziejmë. Pastaj, në enën për përzierje i vëmë sheqerkat zhele, të prera në copa të vogla.
Përziejmë me lugë dhe i shtojmë biskotat e mbetura. Masën e lëmë për një kohë që biskotat ta mpijnë lëngun.
E hedhim leckën nga pjesa e sipërme e obllandës dhe mbi obllandë vëmë kremi. Me ndihmën e leckës obllandën e mbështjellim në formë roleje. Të njëjtën gjë e bëjmë edhe në obllandën e dytë.
Rolenë e lëmë të shtrëngohet.

Related Articles

Stay Connected

21,992FansLike
3,912FollowersFollow
0SubscribersSubscribe

Latest Articles