Mielli i misrit hidhet në një tenxhere me ujë të vluar me pak kripë dhe përzihet derisa të bëhet një llapë e trashë. Hiqet nga zjarri dhe shtrohet në tavë të lyer me yndyrë.
Mbi këtë shtrohet mbushja e përgatitur si për byrek me spinaq, sipër hidhet nje shtresë e hollë miell misri.
Spërkatet me ujë e yndyrë dhe piqet.
Për 4-5 persona duhen:
Miell misri 2 gota uji,
ujë 2 gota, pak kripë,
spinaq 1 kg,
vaj 2-3 lugë gjelle