Ne librin e tradites se profetit islam Muhamed (saws) ka thënë: “Bëni tuajat farat e koriandres sepse ato jane një kurë për të gjitha sëmundjet përveç kancerit”.
Është se Koriandra lehtëson fryrjen dhe ethet. Ajo është efektive në trajtimin e leukodermes si dhe lehteson hapjen e venave.Koriandra rrit qumështin tek nenat, urinen, dhe menstruacionet.
Ajo është veçanërisht e dobishme kur një person ka të ftohtë.Vaj i koriandres është një trajtim per rrjedhjet e gjakut dhe problemet e skalpit te kokës,vaji parandalon thinjen e flokeve.
Tymi i farës se djegur është një ilaç kundër insekteve.
Nivelet e larta të kolesterolit: Disa nga acidet paraqiten në koriander si acid linoleik, acid oleik, acid palmitic,dhe acid Askorbik (vitamina C) te cilat janë shumë efektive në uljen e nivelit të kolesterolit në gjak. Koriandra gjithashtu ul depozitimin e kolesterolit përgjatë mureve të brendshme të arterieve dhe venave.
Diarre: Disa nga komponentet e vajrave thelbësore tek koriandra si borneoli dhe Linaloli ndihmojne ne tretjen dhe funksionimin e duhur të mëlçisë. Ajo është gjithashtu e dobishme kunder diarrese se shkaktuar nga veprimet mikrobike dhe fungale, pasi komponentet si Cineoli, borneoli,Limonene, kanë efekte anti bakteriale.
Ulcerat ne goje: Citroneloli një komponent i vajrave thelbësore tek koriandëra është një antiseptik i shkëlqyer. Përveç kësaj komponent të tjere kanë veti anti mikrob dhe efekte shëruese të cilat nuk lejojnë plagët dhe ulcerat në gojë te perkeqesohen. Koriandra ndihmon shërimin nga ulcerat dhe freskon frymën.
Anemia: Koriandra është me përmbajtje hekuri e cila drejtpërdrejt ndihmon ne shërimin e anemisë.
Tretja: Koriandera, për shkak të aromes se saj të pasur e për shkak të vajrave thelbësore ndihmon në sekretimin e duhur të enzimeve dhe lëngjeve tretëse në stomak, stimulon tretjet dhe lëvizjet peristaltice. Koriandra është e dobishme në trajtimin e problemeve si anoreksia.
Lija: Prania e vitaminës-C dhe hekurit forcojnë sistemin imunitar gjithashtu. Këto veti ndihmojnë në parandalimin dhe kurimin e lise.Ajo gjithashtu zvogëlon dhimbjen dhe kane një efekt qetësues tek pacientet me li.
Çrregullime menstruale:Ndihmon ne reduktimin e dhimbjeve gjatë periudhave menstruale.
Kujdesi për sytë: Korianderi ka shumë veti anti oksidante, vitaminë A, vitaminë C-dhe minerale si fosfor në vajra esenciale të cilat pengon plakjen e syrit, të degjenerimit makular dhe lodhjen e syve ndaj stresit.
Çrregullimet e lëkurës: Dizinfektues, detoksifikues, anti-septik, me veti anti fungale dhe anti-oxidante, koriandra eshte ideale për shërimin e çrregullimeve të lëkurës të tilla si ekzema dhe infeksionet fungale.
Sheqeri në gjak: Për shkak te efektit nxitës tek koriandra mbi gjëndren endokrine, pankreasi rrit nivelin e insulinës në gjak, duke ndihmuar asimilimin e duhur dhe thithjen e sheqerit si pasoj uljen e tij ne gJak. Kjo veti është shumë e dobishme për pacientët e diabetit dhe shume te tjere gjithashtu.