Rizoto Ying yang

spot_img

Perberesit:

– 0.2 kg oriz

– 2 thelpinj hurdha

– 2 qepe mesatare

– 0.5 L leng peshku

– 0.1 L vaj ulliri

– 0.1 L vere e bardhe

– 0.2 kg karkaleca te medhenj

– 0.1 kg karkaleca te vegjel

– 0.2 sepje dhe te zezen e sepjes

– 0.1 kg gjalp

– djath parmixhano

– gjethe dafine

 

Pergatitja:

Ne tigan te gjere hedhim vaj ulliri, 1 qepe te prere holle, e kaverdisim derisa ajo te marre ngjyre te kuqerreme. pastaj shtojme orizn perreth 1 minute se bashku me qepen. Shuajme orizin me vere, ne sasine e 1/2 e shishes, sapo vera te avulloje nga tigani dalengadale shtojme lengun e nxehte te peshkut derisa te mbulohet orizi dhe vazhdimisht e perziejme orizin qe te mos ngjitet ne tigan.Na nevojiten 2 tigane njeri per rizoto te bardhe me karkaleca dhe tjetri per rizoto te zi me pjeset e zeza te sepjes. Ne tiganin e pare shtojme vaj ulliri  dhe qepe te prere holle, e kaverdisim derisa  ajo te marre ngjyre te arte. Sepjen e presim  ne feta dhe e bashkojme me qepen, i skuqim bashke derisa sepja te marre ngjyre porcelani. Shtojme hurdher te prere holle, vere te bardhe dhe i leme derisa te avulloje.Pastaj shtojme leng peshku te nxehte dhe i hedhim nje gjethe dafine. E leme te zieje per 20 minuta derisa sepja te behet e bute, pas 20 minutash vjen momenti qe gjysmen e rizotos ta hedhim ne tigan dhe ti shtojme dhe pak leng peshku. Ne te njejten kohe shtojme ne tigan dhe te zezen e sepjes, sigurohemi qe rizoto ka marre ngjyre te zeze dhe e argojme nga zjarri. Ne tiganin tjeter shtojme vaj ulliri, sapo te ngrohet vaji shtojme karkalecat e vegjel. I skuqim per rreth 5 minuta, shtojme hurdher te prere holle, i kaverdisim se bashku per rreth 2 minuta. Vjen momenti qe te hedhim gjysmen e mbetur te rizotos ne tigan dhe te shtojme edhe pak leng peshku dhe nje gjethe dafine. E leme qe rizoto te marre nxehtesi dhe sapo lengu te thahet i hedhim pak djathe parmexhano dhe e largojme tiganin nga zjarri. Ne fund karkalecat e medhenj i ziejme me uje te ngrohte per rreth 5 minuta. Pasi te jene zier i kalojme ne gjalpe te nxehte, dhe i vendosim bukur mbi rizoto.

Previous article
Next article

Related Articles

Stay Connected

21,992FansLike
3,912FollowersFollow
0SubscribersSubscribe

Latest Articles