Përbërësit (për person)
-Spinaq 150 gr
-Krem qumështi 40 ml
-Vezë 1 kokërr
-Djathë i bardhë 15 gr
-Arre moskat nje maje luge
-Menders 3 fije
-Gjalpë 6 gr
Pregatitja
Ziejmë spinaqin dhe e lejmë të kullojë. Në një tas rrahim kokrrën e vezës, panën, djathin e bardhë të grirë në rende, kripë e piper, mendërs të freskët dhe pak arrë moskat. Duke i trazuar përftojmë një krem të trashë me të cilin përziejmë edhe spinaqin. Pasi të kemi lidhur të gjithë elementet, e hedhim në një enë zjarrduruese dhe shtojmë në siperfaqe pak gjalpë të freskët. E futim në furrë për 10-15 minuta deri sa përbërja të fryhet dhe të marrë ngjyrë.