Krostata me pana dhe fruta

spot_img

tortePerberesit:
300 gr miell , 180 gr sheqer , 180 gr gjalpe , 2 veze . Gjysem buste lievito paneangeli per torta.lekura e grire e nje limoni . Keto jane ingredientat per brumin. Per kremin duhet 250 gr pana te lengshme ( da montare ) frutat jane dardha, kajsia, banane dhe luleshtrydhe .

Pregatitja:
Perziejme ne nje tas miellin,sheqerin,gjalpin, vezet,lieviton, dhe lekuren e grire te limonit. Kur te formohet brumi i cili nuk punohet shume e mbeshtjellim me plasmas ose celofon guzhine dhe e vendosim ne frigorifer per nje ore.

Mbas nje ore e marim brumin dhe e shtrojme ne nje tepsi me diameter 30 cm ku me pare kemi vendosur leter furre te lyer me gjalpe.

Nqs e shtrijme brumin ne nje tepsi alumini (usa e gjeta) i hedhim gjalpe dhe pak miell qe mos te ngjitet brumi. Brumi do te shtrohet deri tek bordi lart.

Pastaj me nje piru bejme ca vrima ne brume ne menyre qe mos te ngrihet lart gjate pjekjes. vendosim leter furre me groshe te thata.

Kjo gje behet sepse gjate pjekjes nese nuk vendosni letren me groshe brumi fryhet dhe nuk kemi mundesi te shtrojme panen dhe frutat. Brumin e fusim ne furre me 170 grade per 20 min.

Pastaj e heqim nga furra tepsine dhe eleminojme letren e furres dhe groshet. Ndrekohe qe torta ftohet pregatisim kremin me pana .

Panen e lengshme e tundim me fruste elektrike per 5 minuta deri sa te formohet nje krem. Brenda ne krem i hedhim 20 gr sheqer dhe luleshtrydhe te prera imet .

Kur torta eshte e ftohte shtrojme kremin dhe frutat sipas fantazise qe deshirojme. Torta vendoset ne frigorifer dhe nxirret nje ore para se te sherbehet nga frigoriferi.

Previous article
Next article

Related Articles

Stay Connected

21,992FansLike
3,912FollowersFollow
0SubscribersSubscribe

Latest Articles