Perberesit per 4 persona
– 4 patellxhan te medhenj
-1 qepe mesatare
– 100gr mish te grire
-50gr oriz
-2 domate (ose salce domatesh)
-rreth 100gr djath kaçkavall te grire
-4 feta te holla domatesh
– majdanoz
-koper
– vaj ulliri
– kripe
– piper
Lajme mire patellxhanet, i ndajme ne dy pjese nga ana gjatesore dhe i heqim me kujdes nje pjese te tulit te brendshem, duke e lene bazamentin te qendrueshem. I sperkasim me pak vaj ulliri dhe i vendosim ne furre te parangrohur ne 180°C per rreth 20 minuta, apo derisa te zbuten.
Nderkohe vazhdojme me pregatitjen e mbushjes:
Kaverdisim ne vaj ulliri qepen e grire holle ose te kaluar ne mikser, shtojme mishin e grire, zemren e patellxhaneve te prere ne copeza te vogla dhe domatet e prera ne kubik te vegjel (ose te reduktuar ne purè). I perziejme mire dhe i leme ne kete menyre derisa ti avulloje uji i tepert. Shtojme se fundi edhe orizin, hedhim pak uje dhe e leme te gjithe masen te gatuhet ne zjarr mesatar per rreth 20 minuta, apo derisa orizi te jete zbutur plotesisht. E rregullojme me kripe, piper, majdanoz, koper dhe e leme menjane.
Nxjerrim patellxhanet nga furra dhe vendosim ne fundin e tyre nga nje luge te vogel djath kaçkavall te grire. Siper shtojme mbushjen, e sperkasim serisht me pak djath kaçkavall dhe e perfundojme duke vendosur nje fete te holle domate. Ne te njejten menyre veprojme edhe me patellxhanet e tjere. Nese na tepron mbushje, e vendosim rreth e qark patellxhaneve.
E ngreme temperaturen e furres ne 200°C dhe i vendosim patellxhanet ne pjesen e siperme sa te marrin nje ngjyre te arte ne siperfaqe. I servirim te ngrohte.