Bukë me proshutë dhe djath

spot_img

Për një bukë

-2 ½ lugë caji maja
-1 lugë gjelle vaj ulliri
-3 ½ filxhan miell
-½ lugë caji sëbashku kripë dhe piper I zi
-100 gram proshutë, priteni në zara të vegjël
-50 gram provolone(lloj djathi Italian), priteni në zara të vegjël
-¾ filxhan djath parmixhan
-Ujë I ngrohtë

Spërkateni majan mbi një filxhan ujë të ngrohtë dhe lërëni derisa të bëjë flluska, rreth 5 minuta. Shtoni vajin, miellin, kripën dhe piperin, dhe hidhni ujin, aq sa shihni se ka nevojë duke e përzjerë ndërkohë më një lugë druri dersia të bëhet një brum I punueshëm. Punojeni me duar në një sipërfaqe me miell për rreth 10 minuta derisa të krijoni një brum të butë.Nëse brumi ju duket se ngjit, atëherë shtoni dhe pak miell. Lyeni me vaj një tas të madh dyfish masën e bukës, dhe vendoseni brumin në tas, mbulojeni atë më një letër plastike, dhe lëreni të fryhet derisa të dyfishohet per rreth 1 ½ orë

Vajisni një tepsi, dhe vëreni brumin në qëndër. Shtrijeni brumin me duart tuaj, dhe shpërndani proshutën dhe djathin lart. Paloseni brumin që të mbulohet proshuta dhe djathi, dhe më pas shtrijeni dhe mbështilleni brumin disa herë me duart tuaj, në mënyrë që të shpërndahen përbërësit brënda bukës.

Për ti dhënë formë, rrotullojeni brumin në formë litari, dhe lidhini dy fundet bashkë, në mënyrë që të keni një unazë të madhe. Mbështilleni me letër plastike dhe njëherë tjetër, dhe lëreni ashtu të fryhet përsëri për rreth 1 orë.
Ngroheni sobën në 200 gradë Celsius. Piqeni bukën për 30 minuta, ose derisa të marrë një ngjyrë të këndshme kafe dhe floriri. Lëreni të ftohet diku, dhe priteni kur është akoma pak e ngrohtë.

Shënim: Mund ta lyeni bukën me 1 të verdhë veze të rrahur me një lugë caji ujë që ti jepni bukës një sipërfaqe të shkëlqyeshme, nëse dëshironi

Related Articles

Stay Connected

21,992FansLike
3,912FollowersFollow
0SubscribersSubscribe

Latest Articles