Gjellë me domate

spot_img

Përbërsit : (për 8 persona):
– 1 spec i verdhë, i pjekur
– 8 domate
– 2 kungulleshka
– fëstëkë
-dy thelpinj hudhër
-djathë parmëzën i renduar
-3 feta bukë të thekur, të thërrmuar
– borzilok, vaj, kripë, piper, brumë shtresor (i gatshëm)

Përgatitja:
Domatet përvëlohen me ujë të valë dhe qërohen, priten përgjysmë, u hiqen farat dhe kripen. Pastrohet speci i pjekur dhe pritet në katrorka. Kungulleshkat priten në kube, fërgohen në pak vaj, u shtohen katrorkat e spec it, kripen dhe piperosen, kësaj mase i shtohen edhe thërrmijat e bukës, 2 lugë djathë dhe borziloku. Me këtë masë mbushen gjysmat e domateve.
Tepsia (tava) lyhet me vaj, fundi i së cilës shtrohet me letër për pjekje, mbi letër hidhet djathi dhe fëstëku, mbi të renditen domatet e mbushura. Mbi domate qitet peta e brumit, cepat e së cilës shtypen mirë, ndërsa e tërë peta shpohet me pirun.
Piqet në furrë të nxehur në 200 shkallë e, për 35 minuta. Kur tava të jetë pjekur, nxirret nga furra dhe përmbyset shumë kujdesshëm në një pjatë të madhe, prej nga do të shërbehet.

Previous article
Next article

Related Articles

Stay Connected

21,992FansLike
3,912FollowersFollow
0SubscribersSubscribe

Latest Articles