Përbërësit: Për 4 persona: 4 të verdha vezësh, 130 g sheqer, 1/2 L qumësht, 125 g bajame të qëruara, 100 g sheqer pudër, 50 g gjalp, brandy. Për zbukurim : 50 g pana, 4 qershi.
Përgatitja: Në një tenxhere rrihni tre të verdhat e vezëve me sheqerin kokërr derisa të formohet një masë e fryrë, pastaj hidhni ngadalë qumështin të cilit i keni dhënë një valë më parë, shtoni gjysëm gote të vogël brandy, duke e rrahur mirë.
Rivendosni kremin në zjarr në banjo mari (uji duhet të ziejë lehtas) në mënyrë që të forcohet.
Ndërkohë fruloni bajamet me sheqerin pudër dhe gjalpin e zbutur, shtoni masën e kremit ndajeni nëpër tasa individualë dhe vendosini në frigorifer për 3 orë. Servirini duke i zbukuruar me pannë të rrahur dhe qershi.