Byrek role me mish dhe djathëra

spot_img

Perbersit:

-8 petë byreku të gatshme
-600 gr. mish qengji
-1 qepë të prerë hollë
-3 lugë vaj ulliri
-½ lugë rigon
-2 karota të prera hollë
-1 domate të prerë hollë (pa lëng dhe farëza)
-1 lugë majdanoz të prerë hollë
-200 gr. djathë të bardhë
-1 filxhan çaji djathë kaçkavall të grirë
-3 lugë gjalpë e kripë e piper

Gatimi

1. Në një tenxhere kaurdisni qepët dhe mishin e ndarë në copa të vogla. Shtoni rigonin, karotat, domaten, kripë e piper dhe lëreni mishin të ziejë derisa të zbutet.

2. Pasi të jetë ftohur, shtoni majdanozin, djathin e bardhë dhe djathin kaçkavall.

3. Në një sipërfaqe të pastër e të pudrosur me pak miell, shtroni 4 petë, duke i lyer një e nga një me gjalpë. Vendosni mbushje në dy pjesët anësore. Rrotullojeni njërin cep të petës deri në mes, në formë roleje, përsëritni të njëjtën gjë me cepin tjetër derisa të takohen. Po kështu veproni edhe me 4 petat e tjera.

4. Vendosini roletë e përgatitura në një tepsi të lyer me gjalpë, futini në furrë dhe piqini në 180 gradë për 30 min.

5. Lërini të ftohen, prijini dhe shërbejini.

Related Articles

Stay Connected

21,992FansLike
3,912FollowersFollow
0SubscribersSubscribe

Latest Articles