200 gr pana (ajkë qumështi)
150 g sheqer
1.25 dl qumësht
3 limona
1 mollë
lëng limoni
Përgatitja:
Rrihni mirë, do të ishte më mirë nëse do të bënit me rrahësen elektrike lëngun e limonave të filtruar më parë në kullesë me sheqerin. Shtoni 2 lugë lëng limoni, mollën e qëruar e të grirë, qumështin dhe përziejeni të gjitha me kujdes. Në fund bashkojini me shumë delikatesë panën (ajkë qumështi). Hidheni përgatesën në makinën e akullores për 20 minuta dhe servireni në tasa individualë.