Perberesit per 4 persona
-1kg patate me shume niseshte (patate me brume te bardhe)
-200gr miell 00
-1 veze
-pak kripe
Lajme mire patatet, i ndajme ne dy pjese nese jane te medha dhe i ziejme ne uje te kripur per 20-30 minuta, apo derisa te zbuten plotesisht. Ashtu te nxehta, i heqim lekuren dhe i kalojme ne shtypesen e patateve (kete procedure mund ta kryeni edhe me dhembet e nje piruni) derisa te perftojme nje purè homogjene dhe pa kokerriza te cilen e leme te ftohet per 1-2 minuta.
Purèse i shtojme miellin, vezen, pak kripe, dhe e punojme masen me dore derisa te perftojme nje brume te bute. Gramatura e sakte e miellit varet nga thithja e brumit te patateve, pra mund te nevojitet me pak ose me shume se 200gr.
Formojme me brumin shirita te gjate sa gjatesia e nje gishti, i presim ne copa te vogla dhe i shtypim mbi dhembet e nje piruni nga te gjitha anet ne menyre qe ti japim formen e tyre karakteristike. I leme te pushojne per 15-20 minuta ne nje ambjent larg korrenteve te ajrit.
Pas kesaj, i ziejme ne uje te vluar me kripe, dhe ne momentin qe njokit dalin mbi siperfaqe, do te thote se jane gati.
I shoqerojme me cdo lloj salce qe preferojme dhe i sherbejme te ngrohta.
*Keshille: Per te pregatitur njoki me ngjyra te ndryshme, mjafton ti shtojme brumit disa perberes te thjesht si per shembull: te kuqe me salce domatesh, te gjelbra me pak spinaq te zjere te shtrydhur fort apo te zeza me bojen e zeze te sepieve.
Nese doni ti ruani ne frigorifer te fresketa (te pagatuara), mund ti mbani per maksimumi 2 dite