Mendohet se karotat janë zbuluar 5 000 vjet më parë në territorin e Afganistanit të sotëm. Ende sot e kësaj dite janë me shumicë kolonitë e egra me rrënjë të kuqe apo gështenjë.
Kultivimi i karotës
Atëherë filloi udhëtimi i gjatë përmes shekujve që e çoi karotën në Lindjen e Mesme, Azi, Afrikë si dhe në Evropë, ku karota kultivohet që nga shekulli i 18-ë, kur kultivoheshin varietete karotash me mish apo lëkurë të bardhë, të verdhë, të kuqe, gështenjë dhe të zezë, por jo karota portokalli.
Në fakt, karota portokalli është produkt i ndërhyrjes njerëzore. Janë Hollandezët që, duke dashur të tregonin besnikërinë e tyre ndaj Shtëpisë së Portokallit, një principatë protestante franceze, shartuan në shekullin e 16-ë varietetet me mish të kuq me varietetet me mish të bardhë duke krijuatr kështu një rrënjë me një ngjyrë portokalli të ndritshme shumë të bukur.
Ky varietet i ri u zuri vendin të gjitha varieteteve të tjera dhe vazhdon të jetë dominues në tregjet e gjithë botës.
Një perime praktike. Karota është një perime praktike, gjithëvjetore, që konservohet mirë.
Ngjyra portokalli. Kjo ngjyrë vjen nga pigmentet e shumta të cilat, ndër të tjera, janë antioksidantë.
Deri në Luftën e Parë Botërore karota përdorej kryesisht si ushqim për kafshët dhe ushqim i veçantë për kuajt. Zbulimi i vlerave të saj ushqimore natyrisht që ndikoi në popullarizim e saj si ushqim për njerëzit.
Këshilla praktike për karotën
Zgjedhja. Rrënja duhet të jetë e fortë dhe pa rrënjë të vogla të bardha, gjë që do të tregonte se karota është tepër e vjetër. Në rast se blini karota me gjethe dhe kërcell, pritini përpara se t’i vini në frigorifer. Konservimi. Karotat e blera konservohen në sirtarin e perimeve të frigoriferit, duke i vendosur në një qese plastike me vrima. Blini një sasi që mund të konsumohet vetëm brënda dy javësh.
Vlerat ushqimore të karotës
Përdorimi i rregullt i karotave mund të ndihmojë në parandalimin e sëmundjeve kardiovaskulare, disa kancereve dhe disa sëmundjeve që lidhen me plakjen si perdes së syrit.
Përbërësit kryesorë ushqimorë: vitamina A, vitamina B6, vitamina K.
Ngarkesa glicemike e një porcioni normal karotash është e ulët. Konsumi i karotave, të gjalla apo të gatuara, pra, nuk pengon rrënien në peshë.
Çfarë përmban karota?
Për të asimiluar më mirë karotinoidët e karotave
Shoqërojini me burime yndyrore, për shëmbull, me pak vaj, arra apo djathë. Përse? Sepse karotinoidët janë të tretshëm në yndyrë.
Zjejini ose piqini në mënyrë që të rritet absorbimi i tyre.
Karotinoidët
Karotinoidët kryesorë të gjetur në përbërjen e karotave (të gjalla, të zjera, të pjekura apo në lëng) janë beta-karotina, luteina dhe zeaksantina. Karotinoidët janë përbërës para së gjithash me karakteristika antioksidante, domethënë të afta për të neutralizuar radikalet e lira të trupit. Shumë karotinoida janë paraardhës të vitaminës A, domethënë, trupi i kthen në vitaminë A sipas nevojës.
Karotinoidët kanë efekt mbrojtës ndaj kancerit sepse ushqimet që e përmbajnë ulin nivelin e dëmtimeve oksidative në ADN. Kur dëmtohet ADN-ja, rritet rreziku i kancerit.
Fibrat në karotë
Sipas disa studimeve të kryera, marrja në të njëjtën kohë e fibrave dhe karotinoidëve, të dyja të pranishme në karotë, rrit efektin mbrojtës të saj. Në fakt, është vërtetuar se disa lloje fibrash, sidomos fibrat e tretshme, mund të ulin kolesterolin dhe të parandalojnë procesin e arteriosklerozës tek kafshët dhe njeriu. Gjatë studimit është vërtetuar se lëngu i karotës (që përmban pak fibra) kishte më pak efekt në yndryrnat e gjakut se karota.
Karota heq urinë
Personat që ndjekin një dietë dobësimi mund të provojnë të shuajnë urinë duke ngrënë 1 ose 2 karota. Një gjë e tillë mund të përdoret edhe për t’u qetësuar në rast se keni lënë duhanin. Përdorimi i lëngut të karotave. Vetëm apo të përziera me lëng perimesh apo frutash të tjera dhe erëza.
Tre deri në katër karota me disa fletë nenexhiku, në periudhën e verës;
Dy karota, një domate, një degë selino, në periudhën e vjeshtës;
Dy karota dhe një portokall i shtrydhur, në periudhën e dimrit.
Meqënëse lëngu i karotave përmban mesatarisht vetëm 10% fibra të karotës, mishi i karotës mbahet për t’u përdorur për ëmbëlsira, biskota, puding, etj.