Rizoto me melci pule

spot_img

Për 4 persona

* 250 gr oriz
* 300 gr melci pule
* 2 kokë qepë
* 200 ml lëng domatesh
* majdanoz, vaj, kripë dhe piper i zi

Përgatitja:

Në tenxhere në zjarr me ujë të valuar e ziejmë orizin. I grijmë qepët dhe majdanozin.
Mushkëritë e pulës i presim në copë. Në vajin e nxehtë në tigan e skuqim qepën e e grirë.

Pasi zbutet qepa, në tigan i shtojmë copët e melcive të pulës. Orizin e zier e hedhim në tiganin me melcite. Hedhim kripë dhe piper të zi. Në tigan e shtojmë majdanozin e grirë. Edhe lëngun e domateve e hedhim në tavë. Hedhim 50 ml ujë. Pasi avullon lëngu, tiganin e heqim nga zjarri.

Në formë të tre topave, rizoton e vëmë në pjatën për servirje. Pjatën e zbukurojmë me keçap në formë të luleve. Sipër çdo topi rizoto hedhim nga një lugë parmezan.

Previous article
Next article

Related Articles

Stay Connected

21,992FansLike
3,912FollowersFollow
0SubscribersSubscribe

Latest Articles