Brioche

spot_img

Ne fillim zëmë pak brumë për te cilin duhen:

Për brumin:
-1 kg miell
-350 gr gjalpë,margarine ne copa
-500 gr qumësht i vaket
-2 vanilje
-1/2 l. kafe kripe
-200 gr sheqer

Për mbushjen:
-2 grushta stafidhe
-2 grushta çokollate e thermur

Për te lyer sipër:
-2 te verdha veze
-2 l. qumësht

Shkrijmë majanë ne pak qumësht te vaket, shtojmë dhe pak miell e zëmë një brumë ,qe e mbulojmë me letër alumini sa te fryhet. Ne një tas përziejmë me duar gjalpin me sheqerin ,kripen, vanilje e qumështin e vaket. Shtojmë dhe brumin e vogël pak e nga pak miellin dhe zëmë një brumë te bute por qe te mos ngjitet ne duar.
E ndajmë brumin ne 2 pjese. Te njëra pjese hedhim stafidhet(rrush i thate) dhe pjesa tjetër copat e çokollate. Brumosim dhe pak dhe e mbulojmë qe te fryhet për 30′. Ne vazhdim i punojmë dhe pak te dy pjesët veç e veç e i vëmë ne një tave me letër pjekse. I leme dhe 10′ ne tave “te qetësohen” . Tresim 2 te verdhat e vezëve ne pak qumësht e lyejmë me ketë briochet nga sipër. I pjekim ne 160 gr përafërsisht 25′, gjersa te marrin ngjyre te kuqe nga lart.

Previous article
Next article

Related Articles

Stay Connected

21,992FansLike
3,912FollowersFollow
0SubscribersSubscribe

Latest Articles