Perberesit:
1/2 litra qumësht të vakët
6 lugë sheqer
Pak “tharm” apo e thene ndryshe “maja”
1 kg miell
4 vezë
1 dl vaj
pak kripe
Pergatitja:
Në gjysmë litri qumështi të vakët hidhni 6 e lugë me sheqer, shtojme edhe tharmin dhe prisni të vijë.
Përzieni një kilogram miell, një lugë të vogël kripë, 4 vezë, 1 dl vaj, ia shtoni këtë qumështit dhe prisni që brumi të vijë.
Kur brumi të vijë e ngjeshim dhe e ndajme ne 2 cope nga të cilat bejme 2 petë, të cilat i ndajmë në 8 copë.
Mbi cdo copë të petës vëmë recel
I paltojmë pjesët anësore dhe i mbështjellim, duke krijuar kifle.
Kiflet i rendisim në tavë, të cilën e kemi lyer me vaj dhe siper kifleve i lyejm me vezen e rrahur. Ju befte mire !