Përbërësit
• Për brumin:
• 30 g maja
• 250 ml qumësht
• 150 ml uje
• 2 lugë gjelle margarinë (50 g)
• 1 lugë gjelle kripë nuk është e plotë (13 g)
• 1 lugë çaji sheqer
• 550 g miell i bardhë
• 130 g miell misri
• 1 e bardhe e vese
• 1 vezë e verdhë vese per lyrje
• Mak-Sasi e vogel per arome, shije dhe estetike
Pergatitja:
Ngrohet qumeshti me margarine, masa nuk duhet te jete e nxehte, prisni deri sa te ftohet.
Maja (hidhet ne nje gote me nje luge miell dhe pak sheqer qe te vije me shpejte)
Hidhen perberesit, formohet brumi, pastaj lihet qe te vije 30 min. ne vend te nxehte derisa masa te dyfishohet.
Ndahen ne 12-15 pjese, formohen pogaqicat e vogla dhe priten si ne foto.
Lyhen me te kuq te vese dhe u hidhet ne mes pak mak. Vendosen ne tepsi te shtruar me leterper pjekje.
Qendrojne 10-15 min dhe piqen ne temperature 210°C .
Mbulohen me salvet apo rize te lagur per pak minuta. Ju befte mire.