Perberesit per 4 persona
-12 feta buke per tost (pancarrè) (3/person)
-4 feta fileto te holla pule (1/person) ose 12 feta proshute pule/gjel deti (3/person)
-12 feta pançete (3/person)
-3 domate te medha
-8 gjethe sallate jeshile (2/person)
-150gr majoneze
-50gr gjalp ne temperature ambjenti
-patate te skuqura si garniture (fakultative)
Presim domatet ne feta te holla dhe i leme ne nje ane. Lajme gjethet e sallates, i fshijme mire me letra kuzhine dhe i leme edhe keto ne nje ane. Vendosim per tu pjekur ne grile ose ne nje tigan pa yndyre fetat e pançetes derisa te rezultojne krokante. Te njejten gje bejme edhe me filetot e pules ose fetat e proshutes se pules.
I lyejme me pak gjalp fetat e bukes per tost dhe i vendosim ne paisjen e tostit per tu thekur per rreth 5 minuta, apo brenda ne furre te parangrohur ne 100°C per te njejten kohe; fetat e bukes duhet vetem te marrin ngjyre, dhe jo te thahen.
Pasi fetet e bukes jane pjekur, fillojme me pregatitjen e sanduiçit: lyejme me majoneze feten e pare te bukes, vendosim mbi te sallaten jeshile, fetat e proshutes ose filetos se pules dhe disa feta domate. E mbyllim shtresen e pare me nje fete tjeter buke te lyer me majoneze. Siper saj vendosim nje tjeter gjethe sallate jeshile, fetat e pancetes se pjekur dhe disa feta domate. E mbyllim se fundi club sandwich me nje fete tjeter buke duke ushtruar pak presion.
Me ndihmen e nje thike te mprehte, e ndajme ne 4 pjese te barabarta duke patur kujdes te mos dale mbushja. I vendosim ne nje pjate te ceket si ne figure, shoqeruar me patate te skuqura.
*Keshille: Club Sandwich-it mund ti shtojme edhe veze te ziera te prera ne feta, feta te holla djathi, pak ketchup apo disa pika tabasko.