Perberesit per 4 persona:
4 domate te medha e te kuqe
200 gr gjize
spec djeges
1 thelb hudher
kripe
vaj ulliri
Pergatitja:
I pastrojme specat dhe i skuqim ne nje tigan me vaj ulliri.
Mua me pelqejne kur jane te plota, dmth me gjithe fara. E di qe farat s’bejne mire per stomakun, por duke qene se hera e fundit kur kam ngrene fergese – te denje per kete emer – ka qene para 3 vitesh, doja ta haja ashtu siç me shijonte 🙂
Pasi specat jane skuqur, i vendosim ne nje pjate bashke me nje pjese vaji te skuqjes dhe i kriposim. Ne pjesen tjeter te vajit skuqim hudhren me specin djeges. Me pas i shtojme domatet e grira imet. I rregullojme me kripe dhe i leme te gatuhen derisa domatja te shperbehet.
Heqim hudhren dhe i shtojme gjizen bashke me 1-2 luge gjelle uje. I kaurdisim per 5-7 minuta ne zjarr te ulet dhe i shtojme specat e skuqura bashke me vajin qe hoqem menjane.