Kotoleta derri të njomë të skuqura në tigan

spot_img

Për 4-5 persona duhen :

mish : 500 g,

miell : 1 lugë gjelle,

vaj : 4-5 lugë gjelle,

vezë : 1 kokërr,

galetë (bukë e thekur) e bluar : 1/2 filxhan çaji,

kripë, piper.

Mishi pritet si për bërxolla, me një fije brinje nga pjesa kurrizore, hiqet kocka e kurrizit, pastrohet brinja nga tuli, duke e lënë tulin të lidhur në të rreth 2 cm, pastaj tuli rrihet me satër duke i dhënë formë ovale. Hidhet kripë, piper, lyhet me miell, zhytet në vezë të rrahura me pak ujë, pastaj kalohet në galetë (bukë e thekur) të bluar, i jepet forma ovale dhe skuqet në tigan me yndyrë të nxehtë.

Kotoletat e gatshme vendosen në pjatë, anës i vihen garnitura, patate të skuqura ose të kombinuara me perime. Sipër mund të zbukurohen me nga një fetë limoni ose majdanoz.

Previous article
Next article

Related Articles

Stay Connected

21,992FansLike
3,912FollowersFollow
0SubscribersSubscribe

Latest Articles