Përbërësit:
2 ½ filxhan çaji miell
2 filxhan çaji sheqer
1 filxhan çaji komposto pjeshke, të ndarë në copa të vogla
1 filxhan çaji qumësht
1 lugë e vogël sodë ose maja buke
1 filxhan çaji arra të grira
6 vezë
Rrihni në mikser ose me telin e kuzhinës vezët dhe sheqerin për rreth 10 minuta derisa të shkumëzohen. Shtoni pak nga pak vajin, sodën, miellin, arrat, pjeshkët dhe qumështin. Vazhdoni rrahjen edhe për disa minuta. Lyejeni me pak vaj tepsinë ose formën e kekut, pudroseni me miell dhe hidhini brenda masën e përgatitur deri në mes. Nga lart mund të vendosni disa feta të plota pjeshke. Piqeni për 20 minuta, të vendosur në bazë të furrës dhe në vazhdim edhe 15 minuta të vendosur mbi skarë në mënyrë që të piqet poshtë dhe lart. Hiqeni nga forma , lëreni të ftohet dhe servireni të vakët ose të ftohtë.