Ëmbëlsirë bavareze me kos e salcë frutash pylli

spot_img

Ëmbëlsirë bavareze me kos e salcë frutash pylliPërbërësit:

2 fletë xhelatinë ( që përdoret për të trashur lëngun)
250 gr kos natyral
50 gr sheqer pluhur
1 filxhan kafeje qumësht
250 gr pana e freskët
1 qese me fruta pylli të ngrira
sheqer

Përgatitja:

Vëmë të zbuten në ujë të ftohtë fletët e xhelatinës për 15 minuta, përziejmë kosin me sheqerin pluhur, pastaj nxehim qumështin dhe shtojmë xhelatinën, mbasi e kemi nxjerrë nga uji dhe shtrydhur mirë, duke e përzier derisa të shkrihet plotësisht. Bashkojmë qumështin me kosin, rrahim panën dhe e përziejmë edhe atë. Ëmbëlsira bavareze është gati.

Mbushim me të një gotë dhe e vëmë në frigorifer për gati 3 orë, edhe më mirë, për gjithë natën. Pastaj përgatisim kremin duke vënë të nxehen frutat ende të ngrira në një tenxhere me pak sheqer dhe, po të jetë e nevojshme, shtojmë pak ujë. I ziejmë pak minuta dhe pastaj shuajmë zjarrin. E shërbejmë bavarezen të shoqëruar me krem.

Related Articles

Stay Connected

21,992FansLike
3,912FollowersFollow
0SubscribersSubscribe

Latest Articles