Supe me qofte

spot_img

285021_201618033225310_776298_nPërbërësit:
250 gr mish të grirë,
1 qepë e mesme,
2 vezë,
1 luge oriz,
1 lugë miell,
kripë, piper, majdanoz e koper,
3 lugë gjalpë,
1 gotë uji qumësht,
limon.
Përgatitja:
Mishit të grirë i shtojmë erëzat e grira, kripen, qepen mundësisht si pure dhe orizin pak të zier. I përziejmë që të bëhen homogjene dhe krijojmë toptha si arra o me përmasat e deshiruara. Në një tenxhere ku zien uje, hedhim me kujdes topthat e krijuara dhe i lëmë të gatuhen me zjarr të avashëm për rreth 15 minuta. Heqim qoftet nga lëngu.
Ndërkohe kaverdisim pak miellin me gjalpë derisa të zverdhet pak dhe e shuajmë me qumështin por duke e tretur mirë miellin. E shtojmë tek lengu i mëparshem dhe e vëme të marre një valë për 2-3 minuta në mënyre që të trashet pak.
E presim me vezë e limon. I hedhim majdanoz e koper siper dhe ju bëftë mirë!

Previous article
Next article

Related Articles

Stay Connected

21,992FansLike
3,912FollowersFollow
0SubscribersSubscribe

Latest Articles